Lajme

Ahmeti tregon për dëmet e shkaktuara pas rrëzimit të tendave

Autori: Gazeta inFokus 21:20 | 04 July 2018

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reagur pas erës së fuqishme që ka ndodhur gjatë mesditës të së mërkurës në Prishtinë.

Ai ka treguar për gjendjen e kryeqytetit pasi era ka çmontuar një pjesë të tendave të vendosura nga OSBE për Panairin Gratë në Biznes në Sheshin Zahir Pajaziti, shkruan Gazeta Fokus.

Ahmeri shtoi se ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nuk ka lë lënduar, por vetëm dëme materiale për tri veturat e parkuara.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Era e fuqishme ka çmontuar një pjesë të tendave të vendosura nga OSBE për Panairin Gratë në Biznes në Sheshin Zahir Pajaziti. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet e DShP dhe Zjarrfikësat e Prishtinës. Për fat të mirë nuk ka të lënduar dhe ka dëme vogla materiale (tri vetura të parkuara). Ekipet e emergjencës janë duke pastruar terrenin. ./Gazeta Fokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera