Lajme

Ahmeti: Thaçi bleu kohë që PAN-i t’i bëjë numrat

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 24 July 2017

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se presidenti Hashim Thaçi ka blerë kohë që PAN-i t’i mbledhë numrat për formimin e Qeverisë.

Ai pyet pse Thaçi ende nuk e ka thirrë seancën, kur është dashur që një gjë e tillë të bëhet qysh në ditën e dytë apo të tretë.

Ahmeti ka thënë se nëse PAN ka ‘kontrbanduar’ ndonjë deputet dhe i ka bërë numrat, atëherë le t’a formojnë më Qeverinë.

-Advertisement-

Por Ahmeti thotë se nëse një gjë e tillë, i takon të tjetëve ta provojnë.

Në seancnë konstituive ata që i kanë 61 vota, qoftë edhe të PAN-it, le ta bëjnë qeverinë, por nuk duhet vonuar.’, ka thënë Ahmeti.

Sipas Ahmetit, Thaçi e PDK e kanë problemin me Vetëvendosjen, pasi këta të fundit do ta luftojnë krimin e korrupsionit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera