Ahmeti takon Escobarin: Kosova shqetësim ynë i përbashkët

Autori: Gazeta inFokus
23:00 | 25 August 2023
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka njoftuar të premten se ka takuar të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili po qëndron për vizitë dy-ditore në Maqedoninë e Veriut.
Ahmeti ka thënë se ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut dhe zhvillimet në Kosovë ishin temat kryesore të bisedës.
Ai tutje është shprehur se Kosova ishte shqetësim i përbashkët, me ç’rast të dy kanë vlerësuar se Marrëveshja e Ohrit midis Kosovës dhe Serbisë është historike dhe duhet të zbatohet pa asnjë vonesë.
“Z. Escobar shprehu mbështetje të plotë për integrimin evropian të vendit i cili realizohet nëpërmjet të miratimit të ndryshimeve kushtetuese, ndërsa unë theksova gatishmërinë tonë të plotë për ti prirë këtij procesi. Kosova ishte shqetësim i përbashkët i joni, me ç’rast të dy vlerësuam që Marrëveshja e Ohrit midis Kosovës dhe Serbisë është historike dhe duhet të zbatohet pa asnjë vonesë”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook.
Kreu i BDI-së ka shtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë miku më i vyer dhe i çmuar jo vetëm i Kosovës, por edhe të gjithë shqiptarëve dhe tërë rajonit.
“Por, shqiptarët në veçanti janë mirënjohës për rolin dhe kontributin amerikan për liri, paqe dhe demokraci dhe ky vlerësim i të gjithë neve nuk lëkundët dot”, ka përfunduar ai.

Të tjera
-
Behrami: Deputeti Kurti e ka transformuar shtetin e Kosovës në një makinë të fatit
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, sot para fillimit të tentativës së 24-të pë...
-
Ndalet një person në Vërmicë me 21 sfera metalike plu*mbi, kishte plan t’i dërgonte në Spanjë
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Vërmicë kishin kishin gjetur dhe konf...
-
Dhun*ohet një grua në Lipjan, arrestohet i dyshuari
Një grua raportohet se është dhunuar në Lipjan, në orët e hershme të 30 majit...
-
Përmbyset kamioni me 250 milionë bletë, bëhet thirrje për kujdes
Rreth 250 milionë bletë shpëtuan nga një kamion i përmbysur në shtetin amer...
-
“Defender Europe 2025” vlerësohet si moment historik për ushtrinë e Kosovës
Janë bërë gati një javë që kur ka filluar ushtrimi më i madh ndërkombëtar “De...
-
Sot tentativa e 24-të për konstituimin e Kuvendit, a do të vazhdojë ngërçi?
Sot do të bëhet përpjekja e 24’të për konstituimin e Kuvendit. E propozuara e...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të fry...
-
Macron paralajmëron se Perëndimi mund të humbasë besueshmërinë shkaku i luftë*rave në Ukrainë dhe Gaza
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, paralajmëroi se SHBA-të dhe Evropa rre...
-
“Tjetër herë sigurohu që dera të qëndrojë e mbyllur”, Trump këshillon Macronin pas incidentit me gruan
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dhënë disa...
-
Të paktën 117 të vde*kur nga përmbytjet në Nigeri
Ka shkuar në 117 numri i të vdekurve pas përmbytjeve të mëdha në Nigeri, tha ...
-
Osmani uron Kroacinë, në ditën e shtetësisë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Republikën e Kroa...
-
Gjendet e vde*kur një grua në Leposaviq, policia u detyrua ta hapte derën me forcë
Një grua është gjendur e vdekur nga policia në shtëpinë e saj në fshatin Dobr...