Lajme

Ahmeti sqaron se si do të qarkullojnë veturat nga nesër

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 30 January 2018

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka sqaruar opinion në lidhje me ndalesën e qarkullimit e veturave në Komunën e Prishtinës, për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së ajrit.

Ahmeti ka sqaruar se do të ndalohet qarkullimi për makina në rrugë të qendrës gjatë ditës përveç transportit publik i cili do të jetë falas.

“Pra nuk bëhet fjale për tabela, këto komuna e ato komuna) e as për hymje të qytetit”, ka sqaruar Ahmeti në Facebook.
Ai ka shtuar se do të ndalohet shitja e Thëngjillit dhe do të ndalohet përdorimi nga bizneset nëpër lagje e që janë ndotës të mëdhenj.

-Advertisement-

“Kjo është fazë emergjente dhe në momentin e stabilizimit të situatës hiqen këto masa. Shëndeti është primar dhe këto janë masat afatshkurte që mundet me i ndërmarr komuna. Tjerat janë kompetencë e nivelit qendror”, thekson i pari i Prishtinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera