Ahmeti: S’ka sinjale për bllokim të anëtarësimit të Kosovës në KiE
Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 17 June 2023
Javën e ardhshme pritet të caktohen raportuesit për Kosovën nga Këshilli i Evropës (KiE), pas kalimit të fazës së parë për anëtarësim në KiE më 24 prill. Të njëjtit pritet të vijnë në Kosovë dhe të hartojnë raporte për çështjet juridike, politike dhe për barazi e të drejtat e komuniteteve. Ndërkaq, veçse janë caktuar dy juristë që nuk janë deputetë në Asamblenë Parlamentare të KiE-së të cilët do të bëjnë raportin e parë për Kosovën në lidhje me kushtetutshmërinë dhe të drejtat e minoriteteve.
Në MPJD janë optimistë se Kosova do të kalojë edhe fazat e radhës për anëtarësimin e plotë në këtë institucion ndërkombëtar, derisa thonë se s’kanë asnjë sinjal se zhvillimet e fundit në Kosovë do të stopojnë procedurat e anëtarësimit të Kosovës në KiE.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, thotë për KosovaPress se pas caktimit të raportuesve për Kosovën, në mbledhjen e radhës të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, situata e anëtarësimit në këtë institucion do të jetë më e qartë.
Sidoqoftë, ai thekson se lobimi i tyre është që procesi i anëtarësimit të shkojë sa më shpejt që të jetë e mundur, por gjithmonë duke u bazuar në meritokraci dhe jo të ndërlidhet me çështje të tjera që nuk kanë të bëjnë me Këshillin e Evropës.
“Tashmë janë caktuar dy juristë eminentë të cilët nuk janë deputetë në Asamblenë Parlamentare, por janë gjyqtarë kredibilë ndërkombëtarë, të cilët duhet të bëjnë raportin e parë për Kosovën. Këta janë caktuar tashmë dhe pritet që këta të realizojnë një raport në lidhje me kushtetutshmërinë dhe të drejtat e minoriteteve. Ne e dimë se kemi një Kushtetutë mjaft progresive, më progresiven në Evropë për të drejtat e minoriteteve. Jemi shumë përpara se shumica e vendeve që janë anëtare të Këshillit të Evropës. Ndërsa për tri komitetet të cilat do të bëjnë raportet e tjera, Komiteti për Çështje Juridike, Komiteti për Barazi dhe të Drejtat e Minoriteteve dhe raporti kryesor që bëhet për çështje politike, presim që raportuesit për këto tri komitete të caktohen gjatë javës së ardhshme… Besoj që pas javës së ardhshme situata do të jetë më e qartë. Lobimi ynë është që procesi të shkojë së më shpejt që të jetë e mundur, por pa e humbur kredibilitetin e vet procesit. Jemi të interesuar të përballemi me çështjet që cilat duhet të përballemi dhe të jetë një proces i bazuar në meritokraci, por assesi të ndërlidhet me çështje të tjera të cilat nuk kanë të bëjnë me Këshillin e Evropës”, thotë Ahmeti për KosovaPress.
Ahmeti shton se procesi i anëtarësimit në Këshillin e Evropës ka të bëjë me kriteret e demokracisë, drejtësisë dhe sundimit të ligjit, në të cilat sipas tij, Kosova ka përparim të jashtëzakonshëm në këto fusha.
Andaj, ai thotë se tensionimi i situatës në veri dhe raportimet për masa shtrënguese të BE-së ndaj Kosovës nuk duhet të ndikojnë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në KiE.
“Nuk kemi asnjë sinjal nga Këshilli i Evropës, përfaqësuesit që janë në Asamblenë Parlamentare që do të ketë prolongim. Përkundrazi ajo çka kemi pa tek Asambleja Parlamentare është se janë ndërmarrë hapat menjëherë. Siç e përmenda me 24 prill është bërë votimi në fazën e parë në Komitet të Ministrave, më 28 prill menjëherë ka filluar procedura në Asamblenë Parlamentare. Standardet dhe kriteret e Këshillit të Evropës kanë të bëjnë me demokracinë, drejtësinë dhe sundimin e ligjit…(Kosova) Është duke pasur një përparim të jashtëzakonshëm në këto tri fusha, kjo nuk është diçka që po shënohet dhe thuhet vetëm nga institucionet e qeverisë, por edhe nga organizatat e pavarura ndërkombëtare”, thekon Ahmeti.
Në anën tjetër, njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dorajet Imeri, thotë për KosovaPress se situata politike në Kosovë dhe acarimi i raporteve të Kosovës me aleatët ndërkombëtarë mund të ndikojë në tërë procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ai thotë se procesi i kalimit të fazave të tjera për anëtarësim në KiE do të jetë i vështirë për Kosovën, por shton se institucionet duhet të angazhohen intensivisht në procesin e lobimit për të siguruar mbështetjen e shteteve anëtare në fazat vijuese.
“Kosova e ka kaluar tashmë fazën e parë në procesin e saj të anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Natyrisht se kjo fazë nuk nënkupton se Kosova do të ketë të lehtë rrugën e saj për anëtarësimin e plotë. Procesi i anëtarësimit është kompleks për shkakun se disa nga shtetet që kanë votuar kundër, vazhdojnë akoma të kenë qëndrimin e njëjtë edhe në fazën vijuese. Sido që të jetë ky numër është i vogël në raport me atë që e kanë përkrahur për anëtarësimin e Këshillit e Evropës. Situata politike në veriun e vendit mund të lidhet në një formë me të gjithë procesin. Natyrisht se Këshilli i Evropës synon që anëtarët e saj, aq më tepër ata që janë në proces, të kenë një paqe dhe stabilitet në të gjithë territorin e tyre. Por është ende herët të thuhet se Këshilli i Evropës mund të jep një qëndrim negativ për anëtarësimin e Kosovës në këtë strukturë. Është e rëndësishme të përmendet se ky është një proces i ndarë nga qëndrimi që ka Bashkimi Evropian, janë dy institucione të ndryshme. Por Kosova duhet të vazhdojë të ketë rolin e saj në procesin e lobimit për sigurimin e mbështetjes në fazën vijuese”, thekson Imeri.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj të vitit 2022. Fazën e parë për anëtarësim në këtë institucion e kaloi dy muaj më parë, më 24 prill të vitit 2023.
Pas hartimit të raporteve për Kosovën, të njëjtat pritet të shkojnë për votim në Asamblenë Parlamentare në Këshill të Evropës, ndërsa si fazë e fundit për anëtarësim është votimi i serishëm në Komitetin për Punë të Jashtme të KiE-së, por kësaj radhe në nivel të ministrave.
Bashkimi Evropian vazhdimisht është duke paralajmëruar Kosovën për vendosjen e masave shtrënguese në procesin e saj eurointegrues, për shkak të mosdepërshkallëzimit të situatës në veri.
Të tjera
-
SHKSHMK-ja apelon për kujdes në aktivitetet malore
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka apeluar qytetarët të kenë kuj...
-
Bill Clinton del nga spitali
Ish-presidenti Bill Clinton, doli nga një spital në Washington të martën ...
-
Kurti ua cakton prokurorëve oraret kur mund ta intervistojnë – Lokacioni: Kryeministria
Kryeministri Albin Kurti edhe njëherë ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që t...
-
Krishtlindjet katolike, uron Haradinaj: Neve vërtetë na bashkon shqiptaria
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Moscertifikimi i Listës Serbe, Kurti: Është diktat i Beogradit mbi serbët e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, gjatë një konferencë për media ka folur për mosceer...
-
Bedri Hamza: 25 milionë euro në vit për bursa janë më shumë se financim, janë shpresë e mundësi për të rinjtë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se 25 milionë euro...
-
Kurti paralajmëron: Priten sụlme nga Serbia para dhe pas Vitit të Ri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se mund të ketë sulme të...
-
Kurti: Sụlmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiqi, Serbia ka përgjegjësi financimin dhe planifikimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq është ai që e ...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës jep detaje për gjendjen e rrugëve
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – Departamen...
-
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sụlme në veri, Nemanja dhe Vlladimir Radivojeviq
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia është duke vazhduar të bëjë luftë...
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës
Për moscertifikimin e Listës Serbe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjos...
-
Refugjatët sirianë në Europë dhe kthimi i tyre në Siri
Gjatë dekadës së fundit, vendet evropiane kanë hapur dyert për më shumë se nj...