Lajme

Ahmeti: Shkollat e Prishtinës janë të hapura për fëmijët nga Shqipëria

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 02 December 2019

Shpend Ahmeti, kryetar i Komunës së Prishtinës, ka njoftuar se shkollat e Prishtinës janë të hapura për fëmijët e larguar nga Shqipëria pas tërmetit shkatërrues.

Ai njofton se të gjithë fëmijët qe janë strehuar në Prishtinë do të vazhdojnë mësimin në shkollat e kësaj komunë, shkruan gazeta inFokus.

“Shkollat e Prishtinës janë të hapura për të gjithë fëmijët të larguar nga Shqipëria për shkak të tërmetit, e të strehuar në Prishtinë”, shkruan Ahmeti.

-Advertisement-

Ai gjithashtu tha se detajet e tjera do t’i japë Drejtoria e Arsimit.

“Së shpejti, Drejtoria e Arsimit do ti tregoj detajet e lajmërimit, sistemimit dhe indkuadrimit të fëmijëve që mos të humbin orë të mësimit”, shkruan Ahmeti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera