Lajme

Ahmeti : Qeveria me një lajm të mirë për zjarrfikësit shpëtues

Autori: Gazeta inFokus 19:21 | 28 February 2018

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh bashkëthemelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), në profilin e tij në ‘facebook’ ka reaguar për deklaratën e Qeverisë së Kosovës, që të fillohet zgjidhja e statusit të zjarrfikësve.

Ahmeti ka shkruar se ky është lajm dhe hap i mirë që institucionet e Kosovës ti trajtojnë më dinjitet shpëtimtarët.

‘Më në fund, Qeveria e Kosovës vjen me një lajm të mirë për zjarrfikësit shpëtues të Kosovës.

-Advertisement-

Kryeministri Haradinaj ka propozuar që të gjindet një zgjidhje për statusin e zjarrfikësve shpëtues, ndërsa Ministri Sefaj ka paralajmëruar se do të angazhohet për zgjidhjen e statutit të zjarrfikësve duke i kthyer komplet në menaxhim dhe financim të Ministrisë së Punëve të Brendshme

Ky është një hap i mirë para, që më në fund, institucionet e Kosovës do t’i trajtojnë me dinjitet shpëtimtarët, ashtu siç edhe e meritojnë, duke shpresuar që institucionet relevante do të qartësojnë shpejt dhe saktë zgjidhjen e kërkesave të këtij institucioni të rëndësishëm të sigurisë në Kosovë.’/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera