Ahmeti pret në takim deputetë të Belgjikës

Autori: Gazeta inFokus
12:48 | 27 April 2017
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti sot në takim një delegacion të deputetëve nga pjesa frankofone e Belgjikës, ku u diskutua për projektet e realizuara në Komunën si dhe për problemet me të cilat ballafaqohemi si shtet.
Duke folur për Prishtinën, Ahmeti numëroi 11 zotimet e realizuara për 3 vite, nga 12 sa ishin gjithsej, duke filluar nga furnizimi me ujë, reforma në transport publik, dyfishimi i numrit të çerdheve, reforma në shëndetësi e arsim, trajtimi i barabartë dhe hapja e komunës ndaj qytetarëve. Gjithashtu, u diskutua për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Prishtinë, me theks të veçantë tek ndalja e kaosit urbanistik.
Nga problemet kryesore të shtetit të Kosovës, Ahmeti veçoi qasjen e gabuar të Qeverisë sonë, sidomos në politikë të jashtme, si dhe nivelin e lartë të korrupsionit dhe papërgjegjësisë institucionale.
Deputetët e pranishëm në këtë takim vlerësuan lart punën e Komunës së Prishtinës, dhe shprehën interesim për bashkëpunim të mëtutjeshëm, duke i ngritur temat problematike të shtetit tonë në institucionet ku veprojnë.

Të tjera
-
MINT ndalon shitjen e vajit nga Serbia
Inspektorati i Tregut në vazhdën e inspektimeve të intensifikuara ka kryer ed...
-
Stefanoviq: T’i vendosim sanksione Rusisë, që të mos e njohim pavarësinë e Kosovës
Borko Stefanoviq, deputet i Partisë opozitare pro-evropiane për Liri dhe Drej...
-
Punimet në rrjet, KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë
KEDS ka bërë të ditur se më 6 shkurt të këtij viti do të ketë ndërprerje të e...
-
Kurti kërkon bisedime për planin evropian dhe Asociacionin: Jemi gati për t’u angazhuar intensivisht
Duke shpërndarë gjashtë kushtet e Kryeminsitrit Albin Kurti, për ta pranuar f...
-
Operacioni “Bridora”, Britania me plan të ri për të dëbuar sa më shumë shqiptarë
Ministria britanike e Emigracionit ka urdhëruar njësitë e azilit të merren ve...
-
Kuvendi i Gjilanit injoron Ministrinë e Financave, miraton kërkesën për lirimin deri në 100 euro nga tatimi
Ndonëse Ministria e Financave ka njoftuar se komunat nuk kanë kompetencë për ...
-
Detyruan fëmijët e tyre të kërkojnë lëmosh, arrestohen burrë e grua
Policia nё Istog kanё identifikuar dhe arrestuar tё dyshuarin me iniciale E.G...
-
Vuçiq akuzon deputetin serb se ia montoi një fotografi me Kurtin
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka akuzuar deputetin opozitar serb, Së...
-
Kurti takon Erdoganin, sot darkojnë në Stamboll
Presidentja Vjosa Osmani kah moti e ka thyer akullin e takimeve me Presidenti...
-
Haxhiu: Ata që kërkojnë kompromise nga Kosova, po i hyjnë në hak asaj
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar ngjarjet që ndodhën në...
-
ASK: Ministria e Financave konfirmon se komunat nuk kanë kompetencë ligjore që të falin tatimin në pronë
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka treguar se Ministria e Financave nuk ia ...
-
Caktohen masa ekstreme për 4 Shkurtin në Maqedoninë e Veriut
Përvjetori i sivjetëm i ditëlindjes së heroit kombëtar në Maqedoni dhe Bullga...