Lajme

Ahmeti për sondazhet: Dikush e ka gabim, a është gabim i qëllimshëm dhe me çfarë qëllimi?

Autori: Islam Morina 23:51 | 14 October 2021

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar në lidhje me dy sondazhe të bëra sonte për kandidatë të njëjtë në dy televizione të ndryshme.

Bëhet fjalë për kandidatët e Prizrenit, Mytaher Haskukën e LVV-së dhe Shaqir Totajn e PDK-së, ku dy televizionet kanë përdorur mostër të njëjtë prej 1050 respondentësh me metodën e rastësishme.

Përderisa në sondazhin e Klan Kosovës, Hskuka prinë me një diferencë minimale prej 2% ndaj Totajt, në sondazhin e TV Dukagjinit Haskuka prinë me një epërsi prej 17%, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Lidhur me këtë dallueshmëri të madhe të dy sondazheve Shpend Ahmeti, ka thënë se nuk mund të jetë asnjëra nga sondazhet të sakta, ngase të dyja janë jashtë marzhës së gabimit, duke shtruar pyetje se kush e ka gabim dhe a janë të qëllimshme gabimet dhe se cila është dobia për qytetarët nga publikimi i tyre.

Postimi i plotë i Ahmetit:

“Në Klan Kosova, në sondazhin me 1050 respondentë, Mytaher Haskuka ka 38%, dhe Shaqir Totaj ka 36%.

Në Dukagjin, në sondazhin me 1050 respondentë Mytaher Haskuka ka 43% e Shaqir Totaj 26 përqind.

Në sondazhe me numër të njejtë të respondentëve, me metodologji të rastësisë, me peshim të duhur, matematikisht është e pamundur që këto të dyja të jenë të sakta sepse janë jashtë margjinës së gabimit.

Atëherë kush e ka gabim, a janë të qëllimshme gabimet, dhe me çfarë qëllimi po bëhet ky shtrembërim. Cila është dobia për qytetarët nga publikimi i tyre?”, ka shkruar Ahmeti në Facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera