Lajme

Ahmeti: Pasaporta diplomatike të garanton lehtësira, jo me kalu pa kontroll

Autori: Gazeta inFokus 23:17 | 01 August 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është përballur sot me një situatë të pazakontë në aeroportin e Shkupit

Gjersa Osmani po bëhej gati për një udhëtim jashtë vendi nga aeroporti i Shkupit, sigurimi i aeroportit në fjalë ka tentuar të hap valixhen e presidentes. Një gjë të tillë s’e ka toleruar Osmani.

E lidhur me këtë çështje ka ardhur edhe ragimi nga ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

-Advertisement-

Ahmeti tha se pasaporta diplomatike të garanton lehtësira, por jo të kalosh pa kontroll.

‘’ Mbrojtja diplomatike të siguron mbrojtje p.sh mbrojtje nga arrestimi, mbrojtje nga kërkimi i xhepave, çantës.Unë mendoj që problemi ka qenë në qasje dhe në sjellje, mendoj që nuk e kanë respektuar mjaftueshëm presidenten”, tha ai në Rubikon në Klan Kosova

Lidhur me rastin ka reaguar edhe vetë Presidenca në Kosovë.

Këshilltar për Media, Bekim Kupina, ka konfirmuar lajmin për IndeksOnline dhe ka dhënë detaje se si ka ndodhur e gjithë ngjarja.

Kupina tha se sigurimi i Aeroportit të Shkupit ka tentuar ta marrë telefonin personal të presidentes ku një gjë të tillë nuk e ka lejuar Osmani, përcjell IndeksOnline.

Ai gjithashtu tregoi se njëri prej sigurimeve të aeroportit të Shkupit ka tentuar fizikisht ta shtyjë Osmanin dhe në atë rast ka reaguar edhe Policia e Kosovës./Indeksonline

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera