Lajme

Ahmeti pas certifikimit: Urime Lëvizjes, tani na pret punë edhe më e madhe

Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 11 December 2017

Komisioni Qendror Zgjedhor ka certifikuar rezultatet finale për 5 komunat e Kosovës.

Me këtë rast është bërë edhe certifikimin për komunën e Prishtinës, ku udhëheqës edhe për një mandat të dytë do të jetë, Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ahmeti me këtë rast ka zgjedhur të urojë edhe dy fituesit e kësaj Lëvizje në Prizren dhe Kamenicë.

-Advertisement-

Ahmeti ka shtuar se tash ka edhe më shumë punë për t’u bërë.

Ky është postimi i plotë:

Sot u certifikuan zgjedhjet për Prishtinë e Prizren. Urime Mytaher e urime Qëndron! Urime Levizjes! Falemnderit qytetarëve dhe falemnderit të gjithë aktivistëve e vullnetarëve. Tani na pret punë edhe më e madhe.

Bashkë drejt punëve e fitoreve të reja!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera