Lajme

Ahmeti: Me paratë e shitjes së Q7 do ti ndihmojnë të rrezikuarit e komunës

Autori: Gazeta inFokus 12:54 | 17 June 2017

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një statusi ka bërë të ditur që paratë nga shitja e veturës se komunës së Prishtinës do të shkojnë për të rrezikuarit e komunës.

Ahmeti gjithashtu ka bërë thirrje që të mos blihen vetura të tilla që kanë shpenzime prej 26 litrave, transmeton Infokusi.com

Kujtojmë se rreth  4 vite më parë një ndër premtimet e Ahmetit gjatë fushatës zgjedhore ishte shitje e veturës të cilën e voziti Isa Mustafa sa ishte kryetar i Prishtinës.

-Advertisement-

Vetura e cila u ble në vitin 2011 nga Komuna e Prishtinës në vlerë prej 76 mijë eurove u shit për 22 mijë e 500 euro përmes Shtëpisë së Ankandeve – Kosova, transmeton Infokusi.com

Postimin e plotë të Ahmetit bërë në rrjetin social “facebook” mund ta gjeni më poshtë:

“Sot u shit edhe Audi Q7. Një premtim simbolik më në fund u realizua.

Simbolik sepse si përqindje e buxhetit nuk është e madhe. Por simbolik sepse një veturë e shtrenjtë përfaqësonte çdo gjë që nuk na duhet në sektorin publik. E shtrenjtë, me xhama të zi për tu barikaduar dhe me 26 litra shpenzime. Në mënyrë simbolike paratë nga shitja do ti përdorim për me të rrezikuarit e komunës tonë.

Le të jetë edhe mesazh që makina të tilla të mos blehen më, së paku jo me para publike. Le të jetë edhe mesazh për destinimin e buxhetit në të gjitha komunat e institucionet.”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera