Lajme

Ahmeti paralajmëron ndalimin e shitjes dhe përdorimit të fishekzjarrëve

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 16 December 2019

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave ka thënë se komunat e Kosovës duhet të ndalojnë për një periudhë të caktuar përdorimin dhe shitjen e mjeteve piroteknike.

Sipas tij kjo ndalesë duhet të vlejë për vendet publike ku ka qarkullim më të madh të njerëzve, shkruan gazeta inFokus.

Ahmeti tha se kjo duhet të bëhet për shkak se çdo fund vit në Kosovë dhjetëra qytetarë e më së shumti fëmijë përfundojnë në Qendra Emergjente për shkak të përdorimit jo adekuat të mjeteve piroteknike.

-Advertisement-

“Për të rritur sigurinë, komunat do të duhej që gjatë kohës së këtyre festave, të ndalojnë me urdhëresë për një periudhë të caktuar kohore, përdorimin dhe shitjen e produkteve piroteknike, në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe, pra, aty ku qarkullojnë më shumë njerëz. Siguria e qytetarëve duhet të jetë primare” shkruan Ahmeti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera