Lajme

Ahmeti: Pallati i Rinisë shndërrohet në Ndërmarrje Publike Lokale

Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 23 November 2018

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë publik lajmin se Pallati i Rinisë shndërrohet në Ndërmarrje Publike Lokale.

Ai këto komente i ka bërë në profilin e tij në Facebook.

Ai ka thënë se të premten Komuna e Prishtinës ka marrë lajmin e mirë nga Agjensioni i Regjistrimit të Bizneseve në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, se Pallati i Rinisë është regjistruar si Ndërmarrje Publike Lokale “Pallati i Rinisë” Sh. A.

-Advertisement-

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Ahmetit:

Pallati i Rinisë shndërrohet në Ndërmarrje Publike Lokale

Sot, Komuna e Prishtinës mori lajmin e mirë nga Agjensioni i Regjistrimit të Bizneseve në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, se Pallati i Rinisë është regjistruar si Ndërmarrje Publike Lokale “Pallati i Rinisë” Sh. A.

Menjëherë, Komisioni i Aksionarëve i përbërë nga Mimoza Sylejmani, Shefqet Osmani dhe Avni Zuka, emëruan anëtarët e bordit të drejtorëve si në vijim:
1. Arben Polloshka
2. Cuneyd Ustaibo
3. Arsim Gollaku
4. Nazmi Kryeziu

Ky Bord është i përkohshëm, deri në konkursin që do të bëhet në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar dhe shoqërinë civile.

Tash, me regjistrimin si NPL “Pallati i Rinisë” Sh. A., krijohet mundësia për hapjen e llogarisë bankare, arkëtimin e të hyrave, dhe si rrjedhojë – sigurimin e pagave për punëtorët.

Angazhimi jonë do të orientohet në stabilitetin financiar të ndërmarrjes, investimet dhe rimëkëmbjen e këtij pallati.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera