Lajme

Ahmeti : Opsionet e qarta, kthimi në kaos, nepotizëm e klientelizëm apo ecja përpara me zhvillim

Autori: Gazeta inFokus 22:46 | 29 October 2017

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje,  për komunën e Prishtinës, Shpend Ahmeti njëherësh i pari i komunës në mandatin e kaluar, ka publikuar emrat e kandidatëve më të votuar të LDK-së dhe VV-së për Asamble komunale.

Ahmeti ka theksuar se opsionet janë të qarta, kthimi në kaos, nepotizëm e klientelizëm, apo ecja përpara me zhvillim e shembuj për krejt regjionin.

Ky është postimi i plotë:

-Advertisement-

Ne LDK ndër kandidatet me te votuar per Asamble

1. Halim Halimi (ish drejtor i arsimit e administrates)

2. Agim Gashi (ish drejtor i arsimit dhe sherbimeve publike

3. Shefki Gashi (ish nenkryetar i komunes)

4. Sami Salihu (djali i Feim Salihut, drejtorit te Pastrimit që na saboton përdite me bërllog)

Në LVV ndër kandidatët më të votuar për Asamble

1. Arben Vitia – drejtori që bëri revolucion në shëndetësi

2. Nora Kelmendi – drejtoresha që pastroi katastrin nga krimi

3. Genc Bashota – drejtori që shtyri reformen në Trafik Urban e përgatiti projektet madhore për parkingjet

Opcionet janë të qarta, kthimi në kaos, nepotizëm e klientelizëm, apo ecja përpara me zhvillim, e shembuj për krejt regjionin. Kesaj radhe me fuqi në Kuvendin Komunal.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera