Lajme

Ahmeti: Opozita shqiptare refuzoi të dalim me një kandidat të përbashkët shqiptar

Autori: Gazeta inFokus 19:38 | 17 February 2019

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka folur për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë Veriore duke theksuar që ai ia shtroi dorën e bashkëpunimit opozitës shqiptare për një kandidat të përbashkët shqiptar, por për fat të keq, dy partitë opozitare, refuzuan.

Gjatë intervistës së drejtpërdrejt për RTK me rastin e 11 vjetorit te pavarësisë, Ahmeti tha se nesër do të ketë takim mes partnerëve të koalicionit.

“Tani, unë e zgjata dorën, por partitë politike shqiptare dolën me qëndrime mjaft ofenduese dhe dorën e zgjatur nuk e pranuan, kështu që më vjen keq për këtë. Ditën e hënë do të ketë takim mes partnerëve të koalicionit. Ne qëndrojmë parimit tonë për kryetar të shtetit me një marrëveshje mes palëve që kanë legjitimitet, pra asaj shqiptare dhe asaj maqedonase. Ka vullnet që të arrihet një marrëveshje por kjo do të varet kryesisht mes palëve që do të takohen ditën e hënë,” tha Ahmeti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera