Lajme

Ahmeti: Nëse shtatorja e Fadil Vokrrit s’ka lidhje me të, ajo s’do lejohet të vendoset në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 23:23 | 28 November 2020

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, po duket se është irrituar me formën se si janë punuar shtatoret që janë përuruar sot të Adem Jasharit e Skënderbeut.

Me anë të një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se nëse shtatorja e Fadil Vokrrit është si maketa e prezentuar më herët, ku nuk ka lidhje me figurën e tij, ajo nuk do të lejohet të vendoset.

Postimi i plotë:

Sot jam edhe më i bindur. Në qoftë se shtatorja e Fadil Vokrrit është e njejta me maketën e prezantuar më herët, ku lidhje me Fadilin ska, nuk do ta lejojmë vendosjen. Shtatorja e Bill Clinton tashmë është landmark, me bo fotografi për të qeshur.

Nashta duhet me e lënë këtë punën e shtatoreve. Na ka mbet ajo e Komandantit Adem Jashari për të cilën jemi dakorduar me familjen Jashari që në Prishtinë duhet të jetë ndryshe. Ndoshta me të fillon etapë e re e shtatoreve, me porosi e jo me karikatura.

Urime dita e flamurit!.

Të tjera