Lajme

Ahmeti: Mos i detyroni zjarrfikësit të hyjnë në grevë

Autori: Gazeta inFokus 19:49 | 10 December 2019

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh bashkëthemelues i Qendrës Kërkimore për Politika ka kërkuar që qeveria e re të vazhdoj punën me rregullimin juridik të shërbimit të zjarrfikjes dhe shpëtimit.

“Qeveria e re, posa të krijohet, urgjentisht duhet që të vazhdoj punën me rregullimin juridik të shërbimit të zjarrfikjes dhe shpëtimit, aty ku ka mbetë. Pra, që zjarrfikësit të kalojnë komplet me detyra dhe përgjegjësi në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe atë si forcë nacionale, e gatshme të intervenojë për të ofruar siguri kudo që ka nevojë” shkruan Ahmeti.

Ai tha se duhet të vazhdohet aty ku ka mbetur dhe se të gjitha qeveritë që nga paslufta kanë dështuar të bëjnë një gjë të tillë, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Institucionet e Kosovës duhet që të qartësojnë shpejt dhe saktë zgjidhjen e kërkesave të zjarrfikësve shpëtues. Lirisht mundë të themi se që nga pas lufta e deri me tash, të gjitha qeveritë, pa dallim, kanë dështuar ta bëjnë një gjë të tillë”, shkruan ai.

Ai tha se nuk duhet të detyrohen zjarrfikësit të hyjnë në grevë.

“Nuk guxojmë të rrezikojmë me këtë institucion të rëndësishëm të sigurisë. As nuk duhet të detyrohen zjarrfikësit të hynë në grevë”, shkruan Ahmeti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera