Ahmeti i kundërpërgjigjet Mustafës, e fton në debat
Autori: Gazeta inFokus
12:53 | 30 Tetor 2017
Kryetari i Prishtinës, njëherësh edhe kandidat për mandatin e dytë nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti ka reaguar në drejtim të deklaratës së bërë nga ish-kryeministri i vendit, i pari i LDK-së, Isa Musafa.
Mustafa ka thënë se Vetëvendosje ka bërë propagandë gjatë 4 viteve në Prishtinë.
Me këtë rast Ahmeti ka demantuar Mustafën duke thënë se nuk janë 70 dosje dhe se sipas tij edhe me dashtë me i heqë dosjet nuk munden me saju ndërtesa që janë në ato dosje.
Madje Ahmeti ka thënë se pasi kandidati i LDK-së, Arban Abrashi nuk do të jetë në debat me të, fton Isa Mustafën, për të folur për secilën prej atyre dosjeve si dhe kompanitë e ndryshme që sipas tyre lanë objektet në probleme ende pa u përfunduar.
Ky është postimi i plotë:
Pas posmit tim mbrëmë për më të votuarit e listës së LDK, Agim Gashin, Halim Halimin, Shefki Gashin e djalin e Feim Salihut, qenkan çu me sulme secili prej tyre, me në krye Isa Mustafën, e që në fakt veçse e dëshmon atë që e kam thënë mbrëmë, që kjo garë është e kaluara vs. e ardhmja.
Z. Mustafa, dosjet nuk janë më shtatëdhjetë. Edhe me dasht me i hjek dosjet, nuk mundemi me saju ndërtesat që janë në ato dosje, pa leje, me vendime për rrënime, e që qëndrojnë në Prishtinë. Në fakt nuk muj me i saju 46000 ndërtimet pa leje tuajat, te Shefkiut e Agimit. Nuk muj me i saju tjetërsimet e pronave, e nuk mundem me i saju dallaveret në tenderë. Kësaj do të ja shtoj edhe paditë personale për shpifje që po i bën për çdo ditë por tash prej llogarisë tuaj të facebookut e jo përmes portaleve të paguara me pare të qeverisë.
Por për të gjitha këto, meqenëse Abrashit ka probleme shëndetësore me dhëmbë, po ju ftoj në debat një me një, ku flasim për secilen prej atyre dosjeve, për kompanitë e ndryshme që na i lat objektet me probleme ende pa u përfundu, për Ligjin për Prishtinën e për Pallatin e Rinisë.
E kaluara juaj nuk bën të kthehet asnjëherë në Prishtinë, kjo është e qartë tash.

T� tjera
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...





























