Lajme

Ahmeti: Kosova ka arritur deri këtu në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 16 February 2024

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti deklaron se Kosova duhet të veprojë në koordinim me komunitetin ndërkombëtar.

Sipas tij, shtetet në vazhdimësi janë ndërtuar me aleanca, për çka konsideron se të njëjtën gjë duhet ta bëjnë edhe institucionet vendore.

Teksa flet për vendimin e Kosovës për ndalimin e dinarit dhe ndikimin në marrëdhëniet me ShBA-të, Ahmeti vlerëson se miqësitë duhet të zgjerohen e jo të ketë kundërshtime në këshillat e komunitetit ndërkombëtar.

-Advertisement-

Kryetari i BDI-së nga Maqedonia e Veriut, thekson se Kosova duhet të vazhdojë komunikimin me Uashingtonin dhe Brukselin.

Teksa komenton situatën aktuale në Kosovë në 16-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ali Ahmeti konsideron se shteti ynë vit pas viti duhet të shënojë përparim.

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien tha të martën se Kosova po e rrezikon partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas vendimit për ndalimin e dinarit serb.

Një ditë më pas, kryeministri Albin Kurti u shpreh se Kosova nuk ka partner, aleat e as mik më të rëndësishëm se Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkaq, dje ambasadori amerikan, Jeff Hovenier deklaroi se vendimi i Kosovës për ta zbatuar rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e dinarit serb, ka ndikuar në cilësinë e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Qeverisë së Kosovës./KP

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera