Lajme

Ahmeti: Koalicioni qeveritar jofunksional, katastrofë nëse hiqet taksa tash

Autori: Gazeta inFokus 23:14 | 28 February 2019

Bashkëkryesuesi i Ekipit Negociator, Shpend Ahmeti, ka thënë se koalicioni qeverisës aktualisht është jofunksional ndërsa iu është referuar veprimeve të fundit për çështjen e vendimit të taksës ndaj mallrave serbe, përcjell inFokus.

Ahmeti në Zona e Debatit, tha që kjo qeveri nuk po mban komunikim mes vete sa i përket këtij vendimi, derisa pohoi që edhe nëse kjo tarifë revokohet pa arritur kërkesat e deritashme do të ishte e rëndë për Kosovën.

”Koalicioni qeverisës është jofunksional”.

-Advertisement-

”Nuk është komunikim normal i një qeverie që i mbron interesat e shtetit. Po të ishin të gatshëm PDK të shkojnë në zgjedhje dhe partitë tjera, do të shkonin”.

”Ky është problem thelbësor. Taksa nuk është e vërtetë apo qëllim në vetvete. Taksa nuk është politikë, por nuk është përdorur si politikë ekonomike por si politikë e jashtme”.

”Nëse je politikan dhe je Qeveri e e përfaqëson dikë për mua është levë negociuese. Unë jam pro negociimit të taksës”.

”Ta largosh taksën pas gjithë këtij muhabeti e mos të fitosh asgjë prej saj është katastrofë – është ”qull”, ka thënë Ahmeti.

”Nëse kërkesa për taksën është njohja atëherë delegacioni shtetëror s’ka asnjë kuptim. PSD-ja nuk ka asnjë kuptim të angazhohet në asnjë delegacion shtetëror, kur thuhet se nuk ka dialog pa heqje takse”.

”Qëndrimi i SHBA-ve është më i rëndi që kam parë ndonjëherë unë, nuk kam parë ndonjëherë Amerikën në raport me neve”.

”Ka ndëshkime, e mjaftueshme është të të thotë Amerika që ”unë këtë dialog nuk e përcjellë dhe kaq”’.

”Jam asbolutisht kundër heqjes së taksës në të thatë – me u heq taksa pa fituar asgjë është e rëndë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera