Lajme

Ahmeti ka një këshill për partitë shqiptare në Maqedoni

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 30 April 2017

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes rrjeteve sociale ka thënë se prioritet numër një i partive shqiptarë në Maqedoni duhet të jetë fundi i një regjimi autokratik që edhe organizoi sulmin javën që po shkon.

“Po i shoh partitë shqiptare në Maqedoni duke akuzuar njëra tjetrën për ikje, tensionim, mosprekje nga policia e shumë të tjera. Do të ketë kohë edhe për pastrim hesapesh më vonë por tani besoj se prioriteti numër një duhet të jetë fundi i një regjimi autokratik që edhe organizoi sulmin javën që po shkon. Mos i ngatërroni prioritetet!”, ka shkruar Ahmeti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion

Të tjera