Lajme

Ahmeti: Institucionet me mangësi të shumta në situata emergjente

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 08 May 2018

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh bashkëthemelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), në profilin e tij në facebook ka reaguar për rastin e humbjes së jetës së dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Ahmeti ka thënë se ky rast vuri në pah mangësi të Institucioneve të reagimit në rast të situatave emergjente.

Më poshtë mund të gjeni të plotë postimin e Ahmetit.

-Advertisement-

Rasti tragjik i humbjes së jetës së dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, vuri në pah disa mangësi në lidhje me gatishmërinë e institucioneve të reagimit ndaj situatave emergjente.

Me gjithë respektin për angazhimin maksimal dhe sakrificën e bërë, në kushte dhe rrethana shumë të vështira, të të gjitha njësive të Kosovës për Kërkim Shpëtim, Policisë së Kosovës, FSK-së, Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, por edhe organizatave vullnetare dhe qytetarëve, vërehet nevoja për koordinim më të mirë ndërmjet institucioneve përgjegjëse dhe ngritje të gatishmërisë së këtyre institucioneve.

Kapacitetet e Kosovës për gatishmërinë e reagimit ndaj situatave emergjente, në këtë rast të Kërkim Shpëtimit, duhet të zhvillohen dhe operacionalizohen, duhet të ketë sa më shumë ushtrime dhe simulime të përbashkëta për Kërkim Shpëtim, (me skenare të ndryshme), të këtyre institucioneve.

Qeveria gjithashtu duhet të investojë më shumë në trajnime dhe në pajisje për institucionet e vendit, që kanë njësi profesionale të Kërkim Shpëtimit.

Resurset dhe kapacitetet specifike për incidentet e këtij lloji duhet të jenë maksimalisht të pregaditura, duhet reagim i shpejtë, i saktë në kohë, profesional dhe efektiv i të gjithë të përfshirëve në këso lloj situata./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera