Lajme

Ahmeti: Institucionet duhet të punojnë që të zvogëlohen mundësitë për vërshime

Autori: Gazeta inFokus 17:34 | 19 June 2021

Njohësi i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë, Tahir Ahmeti ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të punojnë në përmirësimin e infrastrukturës nëntokësore në vendet urbane, në mënyrë që të zvogëlohen mundësitë e vërshimeve.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se vërshimet e sotme në Prishtinë, hyjnë në kategorinë e përmbytjeve të shpejta, që mund të shkaktojnë dëme në fusha bujqësore e ekonomi familjare.

“Shiu i rrëmbyeshëm që ra sot në Prishtinë, vërshoi pjesë të mëdha të qytetit dhe fshatrave përreth. Këto vërshime hyjnë në kategorinë e përmbytjeve të shpejta, dhe mund të shkaktojnë dëme në fusha bujqësore apo në ekonomi familjare dhe biznesore.

-Advertisement-

Ahmeti shtoi se është evidente që sa herë që ka reshje më të theksuara po shkaktohen vërshime.

“Institucionet përgjegjëse si ato lokale ashtu edhe ato qendrore, duhet që në vazhdimësi të punojnë në rregullimin e shtretërve të lumenjve, kanaleve të hapura dhe përroskave, si dhe në përmirësimin e infrastrukturës nëntokësore në vendet urbane, në mënyrë që të zvogëlohet mundësia e vërshimeve dhe dëmet e mundshme të jenë sa më të vogla”, shkruan ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera