Lajme

Ahmeti i reagon Hazirit pas deklaratës së tij për të paguar në hyrje të Prishtinës: Ku po ta nin Lutë, ti jeton në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 21:33 | 19 October 2020

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri reagoj kundër idesë për të paguar në hyrje të Prishtinës. Ai deklaroj se qytetarët e Prishtinës kanë me pagu 10-fish më shumë për të hyrë në Gjilan.

Rreth kësaj deklarate, ka reaguar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti duke i thënë që ta ndalë dorën, transmeton Indeksonline.

Ahmeti shtoj se kjo është keqintepretuar pasi nuk është taksë për qytetet tjera por pagesë shtesë për një pjesë të qendrës.

-Advertisement-

Në fundi, Ahmeti i ka thënë Hazirit se pse po ja ndjen atij kur jeton në Prishtinë.

Postimi i plotë i Shpend Ahmetit:

Luta, kolegu im ka thënë se Prishtina ka me pagu dhjetëfishin e takses së Prishtinës. Nale dorën Lutë 😂.

Sigurisht ja kanë keqinterpretu dicka që shumë mirë e shpjeguam. Nuk është taksë për qytete tjera por pagesë shtesë për një pjesë të qendrës ku ka tollovi shumë me vetura. Kjo vlen për krejt dhe jo veç për regjione të tjera.

E dyta, ngadale se nuk fillon tash. Do të ketë diskutime e sistem etj etj. Kjo shkon bashkë edhe me rregullin në trafik, me kamerat e trafikut etj. Pra, ka kohë dhe është politikë progresive.

Numri i sëmundjeve respiratore dhe fataliteteve si rezultat i ndotjes është i madh. Dhe po, vetura është një prej armiqëve kryesor në këtë aspekt. E kuptojmë si nevojë kur dikush ka punë në qendër të qytetit, por nuk e kuptojmë si shetitje pa nevojë.

Po ashtu lexova se dikush nga Vetëvendosje na paska kritikuar. Së pari duke shpërnda premisa të gabueshme e mandej mbi to duke ndërtu propagandë. Këtij personi që ka qenë përgjegjës për zhvillim të propagandes në Levizje i them se ja dërgoj emrat e krejt kryetarëve socialdemokratë e socialistë të cilët mund ti takojnë në Aleancen Progresive e le ti pysim cka mendojnë ata për congestion charge.

Mesazh kolegut tim Lutës – mundesh me më pyt para se me hi në reciprocitet 😂 por, edhe po të ishte propaganda e vërtetë – ku po ta nin Lutë, ti jeton në Prishtinë. A ka lirim për dhondur në Gjilan? 🙂

Pak hajgare por një gjë është serioze.

Shëndeti para veturave – gjithë e përgjithmonë!

Luta, kolegu im ka thënë se Prishtina ka me pagu dhjetëfishin e takses së Prishtinës. Nale dorën Lutë 😂.

Sigurisht ja…

Posted by Shpend A. Ahmeti on Monday, October 19, 2020

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera