Lajme

Ahmeti e Ymeri takohen me ambasadorin amerikan, bisedojnë rreth dialogut me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 17:49 | 12 January 2019

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti bashkë me nënkryetarin Visar Ymeri mbrëmë janë takuar me ambasadorin e SHBA’së në Kosovë, Philip Kossnet, transmeton Gazeta inFokus.

Ahmeti përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se me ambasadorin kanë diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike në vend. Si dhe për qëndrimet e PSD’së, në veçanti edhe për zhvillimet e fundit rreth dialogut me Serbinë.

‘’Mbrëmë me nënkryetarin Visar Ymeri u takuam me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikes z. Philip Kossnet. Diskutuam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, qëndrimet e PSD dhe për zhvillimet kryesore rreth Dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë me fokus në viziten e fundit në Bruksel.’’, ka shkruar Ahmeti.

Shpend Ahmeti bashkë me Fatmir Limajn kryesojnë ekipin negociator për bisedimet me Serbinë në Bruksel./Gazeta inFokus/

Të tjera