Lajme

Ahmeti: E gjithë kjo mjegullinë po bëhet për të shtyrë seancën

Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 21 July 2017

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetari i komunë së Prishtinës,  Shpend Ahmeti, ka thënë se gjithë kjo mjegullinë po krijohet që të mos thirret seanca.

Ahmeti ka thënë se Teuta Rugova ka thënë se nuk do të votoj ndryshe nga LDK njësoj si Labinot Tahiri që është deklaruar se nuk do të votoj ndryshe nga AKR e të dyja këto parti janë deklaruar kundër votimit të PAN-it, transmeton Infokusi.com

Postimin e plotë të Ahmetit bërë në “facebook” mund ta gjeni më poshtë:

-Advertisement-

Dalin thonë që Teuta Rugova do ta votojë PANin për qeveri!
Teuta Rugova thotë se nuk voton ndryshe nga LDK!
LDK thotë se nuk e voton!

Dalin thonë se Labinot Tahiri do ta votojë PANin!
Labi thotë se nuk voton ndryshe nga AKR
AKR thotë se nuk e voton!

Mjegullinë koti po krijojnë për të krijuar ndjenjën e krizës e seancën nuk e thirrin. Është e qartë që po blejnë kohë, por jo edhe gjatë./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera