Lajme

Ahmeti: Drejtorët në presion nga partitë që tubimet të mbahen brenda shkollave, nuk do t’i lejojmë

Autori: Gazeta inFokus 19:16 | 28 September 2021

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se drejtorët e shkollave kanë pasur presion nga shtabet zgjedhore të parive politike që të lejohen të mbajnë tubim brenda objekteve shkollore.

Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë tubimet në vende të hapura lejohen vetëm në përputhshmëri me masat e marra nga Qeveria.

“Drejtorët e shkollave dhe drejtoria e Arsimit kanë lajmëruar që kanë presion nga shtabet për me i leju tubimet me qytetarë brenda në shkolla për shkak të shiut. Përgjigja është JO! Zgjedhjet po mbahen në kushte të jashtëzakonshme. Sipas udhëzimeve çfarëdo grumbullimi i qytetarëve në hapësira të mbyllura duhet të kufizohet”, ka shkruar Ahmeti.

-Advertisement-

“Nuk kemi kapacitete të zbatojmë strategji të lejimeve me vaksinim apo PCR. Por edhe më me rëndësi mësimi i fëmijëve po zhvillohet në ato hapësira gjatë ditës. Nuk duhet të rrezikojmë qoftë edhe një rast. Meqenëse nuk jemi në garë, besoj se hasim në mirëkuptim të partive që ky vendim strikt po zbatohet duke konsideruar vetëm shëndetin e qytetarëve”, ka thënë tutje ai.

Postimi i plotë:

Drejtorët e shkollave dhe drejtoria e Arsimit kanë lajmëruar që kanë presion nga shtabet për me i leju tubimet me qytetarë brenda në shkolla për shkak të shiut.

Përgjigja është JO! Zgjedhjet po mbahen në kushte të jashtëzakonshme. Sipas udhëzimeve çfarëdo grumbullimi i qytetarëve në hapësira të mbyllura duhet të kufizohet.

Nuk kemi kapacitete të zbatojmë strategji të lejimeve me vaksinim apo PCR. Por edhe më me rëndësi mësimi i fëmijëve po zhvillohet në ato hapësira gjatë ditës. Nuk duhet të rrezikojmë qoftë edhe një rast. Meqenëse nuk jemi në garë, besoj se hasim në mirëkuptim të partive që ky vendim strikt po zbatohet duke konsideruar vetëm shëndetin e qytetarëve.

Edhe më tutje tubimet në vende të hapura lejohen vetëm me masat e marra nga Qeveria. Sikurse edhe në zgjedhjet nacionale nuk do të hezitojmë në shqiptimin e dënimeve.

I falenderoj të gjithë kandidatët e Komunës së Prishtinës për mirëkuptim!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera