Lajme

Ahmeti: Disa qytetarë u lënduan të hënën nga erërat në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 09:17 | 25 September 2018

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur për problemet që ka pasur të hënën Prishtina nga erërat e fuqishme.

Ahmeti ka thënë se disa qytetarë kanë pasur lëndime të lehta, përndryshe pasojë më të mëdha janë dëmet materiale.

“Ka pasur disa lëndime të lehta dhe dëme materiale. Kemi shpallur situatë emergjente, duke i lajmëruar qytetarët që të qëndrojnë brenda. Më shumë ka pas erëra në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti.

-Advertisement-

Ndërkaq, për shkak të erërave të forta që ndodhën të hënën në Prishtinë, janë evidentuar rreth 21 raste të dëmeve.

Ndryshe, eksperti Tahir Ahmeti ka thënë se erërat e forta do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera