Ahmeti dhe Stavileci debatojnë për cilësinë e ajrit në Prishtinë
Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 01 February 2018
Kuvendi i Prishtinës është duke mbajtur një seanca të jashtëzakonshme për ajrin e ndotur në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka debatuar me Blerand Stavilecin, asambleistin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ministrin e Zhvillimit Ekonomik.
Ahmeti duke iu drejtuar Stavilecit, ka thënë se “ministria e udhëhequr nga ju, ne e patë dërguar një letër, ku kërkonte që t’i largojmë matësit e ndotjes të ajrit që i patëm vendosë kohë më parë, duke na thënë që ju s’keni të drejtë”.
Stavileci i ka reaguar Ahmetiti duke i thënë “se nuk keni punuar asgjë”.
Në ndërkohë pas debatit dy ditor për ndotjen alarmante të ajrit, Parlamenti i Kosovës e ka miratuar rezolutën e cila kërkon që ambienti të jetë prioritet i lartë për Qeverinë e Kosovës.
Rezoluta mori 73 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Teksti i rezolutës:
1. Mbrojtja e ambientit të shndërrohet në prioritet shtetëror të Qeverisë së Republikës së Kosovës
2. Kërkohet nga Qeveria e Kosovës të rishikohet dhe plotësohet me masa shtesë në Strategjinë për mbrojtjen e mjedisit brenda gjashtë mujorit të parë të këtij viti
3. Të vendoseb elektorfiltrat e cilësisë së duhur në termocentralet e KEK-ut deri në fund të vitit kalendarik 2018
4. Të behet kontrolli i cilësisë së karburanteve dhe gazit sipas ligjeve në fuqi dhe të sigurohen kapacitetet e duhura deri në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2018 për të siguruar kontroll cilësor
5. Të ndahet buxhet për izolimin e ndërtesave publike, me prioritet objektet e institucioneve shëndetësore dhe arsimore për të siguruar efiqiencë të energjisë, ngrohje të mjaftueshme dhe ambientaliasht të pranueshme
6. Qeveria obligohet që të shikoj mundësinë të ndajë buxhet shtesë që do t’i shtoheshin mjeteve tashmë të dedikuara nga MCC (Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit) në vlerë prej 22 milionë dollarë, me qëllim që të ndihmohen projektet e ndërlidhura me efiqiencë
7. Të shtohen investimet kapitale për ngrohtoren “Termokos”, duke siguruar fonde shtesë për dyfishimin e kapacitetit të koogjenerimit, nga 140 megawat në 280 megawat energji termike, në mënyrë që të zgjerohet më shpejt rrjeti i ngrohtores në të gjitha lagjet e kryeqytetit, ku kjo është e mundur, përmes projektit të koogjenerimit. Po ashtu të krijohen mundësitë që edhe qytetet e tjera të lidhen me këtë projekt. Kjo të realizohet brenda afatit 2 vjeçar,
8. Të koordinohet Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, bazuar në kërkesat e komunave dhe institucioneve përkatëse, në përputhje me Strategjinë e rishikuar nacionale për mbrojtje të mjedisit, për mbjellje të fidanëve, krijimin e hapësirave të reja të gjelbëruara si dhe të shikohet mundësia e implementimit të pajisjeve me teknologji të avancuar si ‘drunjë e mençur’.
9. Kuvendi kërkon nga komunat ku kemi ndotje t ajrit, ti shikojnë me urgjencë subvencionimin e qytetarëve që përdorin lëndë djegëse të dëmshme, që tu mundësohet të kalojnë në mënyra më të pastra për ngrohjen
10. Qeveria të merr vendim për ndalimin e thëngjillit për ngrohje në ndërtesa kolektive
11. Kuvendi kërkon nga qeveria, repsektivisht ministria përkatëse që investitorët të pajisen më shpejt me dokumentacion që të fillojnë ndërtimin me kapacitete të ri gjenerueshme
12. Të ndërmerren hap konkret për lidhjen në gazsjellës të Shqipërisë, I cili krijon mundësinë e përdorimit të gazit që do të kishte përfitime mjedisore dhe ekonomike.
13. Të ndërmerren hapa konkret nga qeveria që tu ndihmoj qyteteve të prekura nga ndotja e ajrit në ndërtimin e flotës për transport publik, duke shikuar edhe mundësinë e kapaciteteve për transport modern elektrik
14. Të menaxhohen efektshëm dhe të kontrollohen rigorozikisht deponitë e mbeturinave
15. Kërkohet nga qeveria që të marrë masa në kontrollin teknik të automjeteve sipas ligjeve në fuqi dhe direktivave të BE-së duke vendosur theks të veçantë në cilësinë e gazrave që emetohen nga këto automjete 16. Kërkohet nga qeveria respektimin e të gjitha ligjeve në fuqi që lidhen me ndotjen e ambientit
17. Të kërkohet nga inspektoratet komunale dhe shtetërore që ta monitorojnë situatën në përputhje me ligjin
18. Inkurajimi dhe përkrahja e projekteve kreative që do të ishin në funksion të përmirësimit të gjendjes aktuale shqetësuese të ndotjes ë ajrit
19. Në rast se qeveria e Kosovës nuk zbaton masat e propozuara, Kuvendi i Kosovës duhet të filloj procedurat për ndryshimin e nenit 52 të kushtetutës së Kosovës, në mënyrë që e drejta në ajër të pastër dhe në ujë të pastër të përfshihet si e drejtë e njeriut e garantuar me kushtetutë.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...