Lajme

Ahmeti: Deri në fund të vitit me ide të qartë për rimëkëmbjen e Pallatit të Rinisë

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 08 November 2018

Për herë të parë tashmë si pronë komunale, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka vizituar Pallatin e Rinisë.

Ahmeti premtoi se deri në fund të vitit do të ketë një ide më të qartë për rimëkëmbje të “gjinadit të Prishtinës”, siç e quan ai.

“Do të ketë disa faza të rimëkëmbjes, faza e parë është emergjente, duhet ta stabilizojmë, sa i përket dhe pagave të punëtorëve, pastaj dhe në borxhe,  sepse borxhet arrijnë mbi tre milionë euro, duhet ta riprogramojmë atë borxh”, tha ai.

-Advertisement-

Ahmeti  u shpreh se bashkë me aksionarët dhe drejtorin e Pallatit të Rinisë, do të diskutojnë disa projekte për rimëkëmbje të pallatit, ku përfshihen, parkingun që është tek salla e djegur, qendrën kulturore të fëmijëve, ku janë Salla e Kuqe, Galeria, e pjesët e tjera të tij.

Ndërsa, drejtori i Pallatit të Rinisë, Ilir Dugolli, tha se pas një kohe të gjatë, Pallatit të Rrinisë pritet t’i kthehet vlera.

Pasi, sipas tij ky Pallat është gjendur në vështirësi të mëdha, si me objekt, ashtu dhe me paga të punëtorëve.

Gjatë kësaj vizite kryetari Ahmeti  rikonfirmoi vendimin për shkarkimin e dy drejtorëve është i plotfuqishëm, dhe se ata nuk kanë dalë në punë. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera