Lajme

Ahmetaj: Zgjodhëm “Shqipërinë që Duam”. Bushati: 2 herë mat!

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 26 June 2017

Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj e ka komentuar me tone pozitive fitoren e PS në zgjedhjet e 25 qershorit.

Ahmetaj, i cili garonte për deputet në Rrogozhinë, është shprehur se shqiptarët zgjodhën projektin e PS për “Shqipërinë që Duam”.

“Zgjodhëm projektin e Rrogozhinës që duam, me Partinë Socialiste, për vazhdimin e rrugës së reformave, Rilindjes Urbane, zhvillimit ekonomik dhe punësimit”, ka thënë Ahmetaj.

-Advertisement-

Në profilin e tij në Facebook, Ahmetaj ka nënvizuar se Partia Socialiste ka dalë forcë e parë në Rrogozhinë me mbi 2.000 vota diferencë nga vendi i dytë.

“Mirënjohje për mbështetjen! Të çojmë përpara projektin e nisur për Rrogozhinën që duam, për Shqipërinë që duam!”, ka thënë Ahmetaj.

Bushati: 2 herë mat… Basha

Me një postim ka reaguar edhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. “Në QV 1929, e njohur si bastion historik i PD dhe si “çerdhja” e Lulit, sot na sjell rezultatin surprizë me 212 vota për PS dhe 151 vota për PD (+61)!!!”, ka thënë Bushati. / Top Channel

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera