Lajme

Ahmetaj: QNR ka pranuar të gjithë materialin e ndjeshëm

Autori: Gazeta inFokus 08:30 | 14 June 2017

Koordinatori në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj, ka thënë se aktualisht QNR ka pranuar të gjithë materialin e ndjeshëm nga të gjitha komunat e territorit të Kosovës.

 

Ai tha se tani janë në procedimin e materialit, ku të gjithë formularët do t’i nënshtrohen procedimit manual, njofton Klan Kosova.

-Advertisement-

Më tej, Ahmetaj shpjegoi se procedura e secilit formular i nënshtrohet dy herë procedimit nga dy stafe të ndryshme.

Formulari i nënshtrohet procedimit të dytë me qëllim që, sipas tij, ata t’i kenë rezultatet e sakta.

Sa i përket kohës që do ta marrë arritja në rezultatet finale, Ahmetaj tha se është vështirë që ta thotë se kur do t’i kenë, pasi që janë shumë procese dhe se nevojitet verifikim dhe kontrollim i saktë.

Ai bëri të ditur që tashmë rreth 25% e materialit është proceduar.

Ahmetaj foli për një proces transparent, ku ndër të tjera tregoi për risinë nga Këshilli Qendror Zgjedhor që për hap të parë kanë pasur skanimin e formularëve origjinal e tek pastaj janë proceduar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera