Lajme

Ahmetaj prezantoi sfidat e Kosovës në seminarin për Ballkanin Perëndimor

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 30 May 2017

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, mori pjesë në seminarin e bashkë-organizuar nga Përfaqësimi i Komisionit Evropian në Suedi dhe Ministria e Jashtme e Suedisë.

Në këtë seminar me temë Ballkani Perëndimor dhe integrimet në BE, ku të pranishëm ishin pjesëtarë nga shoqëria civile, kori diplomatik dhe përfaqësues institucionesh vendore e ndërkombëtare, Ministrja Ahmetaj prezentoi progresin, sfidat dhe planet e Republikës së Kosovës por edhe të Ballkanit Perëndimor në rrugën e integrimeve evropiane.

Pjesëmarrës në këtë seminar ishin ministrat dhe zëvendës ministrat e punëve të jashtme dhe të integrimeve evropiane nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor (përveç Malit të Zi) dhe zyrtarët e lartë nga Komisioni Evropian në Bruksel. Përveç diskutimeve dhe prezantimit në seminar, ministrja Ahmetaj pati takime me homologët nga rajoni,  si dhe zhvilloi edhe një takim bilateral me Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, znj. Margot Ëallstrom e cila gjithashtu ishte nikoqire dhe pjesmarrëse e seminarit. Gjatë këtij takimi bilateral  ndër të tjera u bisedua për përkrahjen e Suedisë për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

-Advertisement-

Kryediplomatja suedeze Wallstrom e falënderoi ministren e integrimeve Ahmetaj për pjesëmarrjen në seminar dhe kontributin gjatë punimeve.

Kjo është hera e dytë që organizohet një seminar i tillë me pjesëmarrje të ministrave nga Ballkani Perëndimor dhe u dakordua që në pjesën e dytë të vitit të organizohet sërish një i tillë me tema konkrete të bashkëpunimit të ndërshtetëror në rajon dhe me BE.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera