Ahmetaj: Nuk dihet kur do të përfundojë numërimi i votave
Autori: Gazeta inFokus 08:26 | 16 June 2017
Ndonëse rreth 600 punonjës në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë duke punuar 24 orë pa ndërprerë, ende nuk dihet se kur do të përfundojë numërimi i votave. Koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj, ka thënë për “Zërin” se janë duke punuar në tre ndërrime, 24 orë pa ndërprerë, që ky proces të përfundojë sa më parë. Sipas tij, deri më tani rreth 50 për qind e materialeve të formularëve të rezultateve janë procesuar në bazën e të dhënave mirëpo, siç shprehet ai, ende ka punë për t’u bërë.
“Jemi në procesin e punës, mirëpo kemi edhe shumë procese të tjera. Pra, është duke u përgatitur raporti i auditimit, po ashtu e kemi raportin e karantinës, do t’i kemi skanimin e votuesve të rregullt, regjistrimin e votuesve me kusht dhe numërimin e votave me kusht”, ka thënë Ahmetaj. Ai ka shtuar se gjithë këto procese duhet të kompletohen dhe pasi të kompletohen të gjitha këto do të mundë t’i kenë edhe rezultatet nga QNR-ja, të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i shpallë. “Pra, nuk mund të themi se mund të kryhen shumë shpejt, nuk mund të themi që mund të kryhen brenda disa ditëve, mirëpo QNR-ja do t’i bëjë të gjitha përpjekjet në tre ndërrime, në 24 orë, në mënyrë që sa më parë të kryhen të gjitha këto procese”, ka deklaruar Ahmetaj.
Sa i përket mbarëvajtjes së zgjedhjeve të 11 qershorit, edhe pse në tërësi ishin të qeta dhe pa ndonjë incident, as këto nuk shpëtuan pa parregullsi të ndryshme. Ahmetaj ka thënë për “Zërin” se ka pasur parregullsi në regjistrimin e të dhënave nga formularët e rezultateve, ku ka pasur mospërputhje brenda formularit të rezultateve.
“Parregullsitë mund të jenë të ndryshme, sidomos në regjistrimin e të dhënave nga formularët e rezultateve, ku ka mospërputhje brenda formularit të rezultateve, mirëpo të cilat Qendra e Numërimit dhe Rezultateve do t’i korrigjojë të gjitha këto mospërputhje dhe do të dërgojë rekomandime tek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të marrë vendim për të gjitha ato vendvotime ku mospërputhjet mund të evitohen”, ka shpjeguar ai duke shtuar. “Pra, ka raste kur subjekti ka vota ndërsa kandidatët nuk kanë ose subjekti nuk ka vota dhe kandidatët kanë apo ndonjë kandidat ka më shumë vota sesa subjekti. Pra, raste të ndryshme dhe të gjitha këto raste do t’i evidentojë Qendra e Numërimit dhe Rezultateve. Pra, do të dërgohen rekomandimet tek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të marrë vendim për to”, ka treguar Ahmetaj.
Kurse, sa i përket votave të pavlefshme, ai thotë se ende nuk dihet arsyeja e këtij fenomeni. Ahmetaj ka thënë se ndoshta Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ta krijojë një komision të veçantë për ta gjetur arsyen se përse ka pasur kaq shumë vota me kusht dhe të pavlefshme.
“Ndoshta është shumë vështirë për ta ditur arsyen dhe shkaqet se përse ka një numër kaq të madh të votave me kusht. Edhe pse në bazë të rezultateve preliminare janë diku rreth 50 mijë vota me kusht, që do të thotë rreth 20 mijë vota më tepër krahasuar me zgjedhjet e kaluara parlamentare. Është shumë herët të flitet në këtë aspekt, mirëpo me siguri KQZ-ja do të krijojë komision dhe do t’i shikojë të gjitha shkaqet dhe arsyet se përse ka mundur të ketë numër kaq të madh të fletëvotimeve me kusht dhe arsyet pse janë dëmtuar apo janë të pavlefshme, pra numërimi i këtyre votave. Kështu që KQZ-ja ndoshta do të formojë komision”, ka deklaruar Ahmetaj.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...