Lajme

Ahmet Shala tregon a janë djegur dokumente në AKP në vitin 2008

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 26 October 2020

Ish-zëvendës drejtori menaxhues në Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit, Ahmet Shala ka treguar se a janë djegur dokumente në këtë institucion në vitin 2008.

Shala gjatë raportimit në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e privatizimit, e ka mohuar se janë djegur dokumente dhe ka thënë se të gjitha janë të ruajtura në serverët e Unionit Evropian.

“AKP-ja do të duhej të kërkonte nga Unioni Evropian akses në serverët ku janë të gjitha dokumentacionet dhe nuk besoj që të dhënat janë shkatërruar”, ka thënë ai.

-Advertisement-

“Procesi i zgjedhjes ka qenë konkurs i hapur, dhd kam pasur nderin që jam zgjedhur unë. Të gjithë të punësuarit që kemi qenë në AKM kanë qenë të financuar nga Unionin Evropian. Unë jam kualifikuar dhe kam punuar edhe si staf ndërkombëtar. Kualifikimi im ka qenë më i lartë se i disa ndërkombëtarëve dhe jam kualifikuar dhe pse me e dëmtuar pagën e Kosovës .Ka qenë pagë ndërkombëtare. Të gjithë proceset e privatizimit janë të kritikuara dhe në rrethanat që ka ekzistuar Kosova në atë kohë dhe modeli i përzgjedhjes iu është përshtatur kushteve dhe si i tillë nuk e ka arrit njërën e objektivave të zhvillimit ekonomik, dhe si proces ka qenë më transparent.”

“Falë angazhimit të miqve ndërkombëtar, ne arritëm në vitin 2002 që të fillojë procesi i privatizimit, pastaj mas një viti u ndërpre sepse Serbia i kërcënoi të gjithë anëtarët e AKM-së të asaj kohe”, ka shtuar ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera