Agron Mustafa i reagon Vetëvendosjes: Ka vendim gjykate, nuk po fali sen
Autori: Gazeta inFokus 17:59 | 29 May 2017
Drejtori i Postë Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa ka reaguar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje pasi këta të fundit e kanë akuzuar se po i fal 100 mijë numra dhe shërbimet 3G/4G-LTE drejt Zmobile.
“Këtë interpretim e hodhi poshtë Tribunali Ndërkombëtar i Arbitrazhit, duke vlerësuar se Telekomi i Kosovës nuk kishte të drejtë dhe ZMobile duhej të pajisej me 100 mijë numra shtesë dhe shërbimet 3G dhe 4G/LTE”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Lexoni reagimin e plotë:
Ka vendim Gjykate o Ismet e Albin – nuk po fali sen!
I habitur nga injoranca dhe padijenia e Ismet Hamitit, miratimit nga lideri i partise politike VETËVENDSOJE, Albin Kurti, ku sipas tyre une po i fali 100 mijë numra dhe shërbimet 3G/4G-LTE drejt Zmobile?!
Po fali pasuri të nje institucioni publik korporativ e biznesor, si Telekomi i Kosovës, me strukturë dhe hieararki të qartë vendimmarrëse! Se pasna ditë që unë paskam fuqi me falë kaq gjëra të mëdha!!!
Ismet dhe Albin: për një faturë të thjeshtë, si psh prej 10 euro pagesë, duhet së paku disa nënshkrime vërtetuese dhe miratuese!!! A jeni mirë, qysh jeni???
I gjithë opinioni publik dhe mediat, e dinë se kemi vendim të formës së prerë prej Tribunalit Ndërkombëtar të Arbitrazhit, ku ne u gjobitëm me 32 milion euro (përfshirë kamatën vjetore) dhe obligimin për t’ia ofruar numrat me shërbimet tjera. Vendim i cili u konfirmua edhe nga Gjykata e Lartë për Drejtësi me seli në Londër.
Për infon tuaj: dy vendime kemi pranuar, i pari nga Tribunali Ndërkombëtar i Arbitrazhit dhe i dyti konfirmues nga Gjykata e Lartë për Drejtësi me seli në Londër. Me siguri të dy Ju jeni të mendimit që nuk duhet të i zbatojmë këto vendime?!? Edhe ti Ismet që thirresh në përvojë dhjetëra vjeçare në organizatën e OKB!!!
Të gjithë e dimë se për shkak të mosdhënies së këtyre numrave dhe shërbimeve, Telekomi i Kosovës u gjobit me shumën prej 32 milionë eurove. Problemi i 100 mijë numrave daton nga nga viti 2012 dhe problemi i shërbimeve 3G dhe 4G-LTE rrjedh nga fillim viti 2014. Sikurse numrat, po ashtu edhe shërbimet, Telekomi nuk i ka lëvruar tek Zmobile, duke pretenduar se kërkesa ishte e ekzagjeruar dhe jo konform kontratës fillestare.
Por, këtë interpretim e hodhi poshtë Tribunali Ndërkombëtar i Arbitrazhit, duke vlerësuar se Telekomi i Kosovës nuk kishte të drejtë dhe ZMobile duhej të pajisej me 100 mijë numra shtesë dhe shërbimet 3G dhe 4G/LTE.
Kur erdhi vendimi i gjobës, ne u shokuam! Nuk i kishim dhe si kemi 32milion euro, si rezultat i pagesave të shumta në emër të dividentës, frekuencave dhe obligimeve tjera trashëguese.
Çfarë do të bënim sipas jush në këtë situatë? Të mos paguajmë, të na bllokohen llogaritë bankare deri në përmbylljen e pagesës së gjobës prej 32 milion eurosh, me çka pa dyshim do të falimentonim!!! Apo të arrijmë marëveshje me Zmobile për zbatimin e vendimit të Tribunalit Ndërkombëtar të Arbitrazhit, duke shmangur pagesën e gjobës prej mëse 32 milion eurosh. E vetmja pagesë që do të bëhët në drejtim të Zmobile, janë shpenzimet e arbitrazhit.
Ndaj unë, për këto prej disa arsyeve të cekura më lart, e mbroj marëveshjen e nënshkruar me Zmobile. Konsideroj që kompania ka shpëtuar nga falimentimi real dhe jam i gatshëm në çdo kohë dhe rast të mbroj dhe përgjigjem për këtë të arritur.
#Valaime
Bashkangjitur: përmbledhja e vendimit nga Tribunali Ndërkombëtar i Arbitrazhit, në gjuhën angleze dhe shqipe.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...