Lajme

Agron Mustafa publikon videon e sulmit, kërkon drejtësi (Video)

Autori: Gazeta inFokus 17:32 | 10 Janar 2018

Agron Mustafa, drejtor i Postës dhe Telekomit të Kosovës dy javë më parë është sulmuar fizikisht në qendër të qytetit të Prishtinës, shkruan Infokusi.com.

Të dyshuarit për këtë ngjarje janë dy zyrtarë policorë, Nazim Sahiti, drejtor i krimeve ekonomike në Policinë e Kosovës, dhe polici Avni Berisha.

Të dy në deklaratat e tyre dhënë në Policinë e Kosovë kanë mohuar të kenë sulmuar Mustafën por me videon e bërë publikë sot nga vet Mustafa del të jetë e kundërta.

-Advertisement-

Në video shihet se si dy zyrtarët policorë sulmojnë Mustafën, e hedhin përtokë dhe grushtojnë mbi të, shkruan Infokusi.com

Mustafa në një postim në “facebook” bashkë me videon e sulmit ka kërkuar drejtësi nga Ministëri i Punëve te Brendshme, i Drejtësisë, Kryeprokuror i Shtetit, Kryeshef i Inspektoratit Policor, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë.

Më poshtë mund të gjeni statusin dhe videon e plotë:/INFOKUSI

“Ja si i “sulmova” policet!

Se pari u kerkoj falje prinderve, gruas, femijeve, motrave e vellezerve si dhe gjithe familjes per videon e postuar!

Pamjet e postuara jane vetem per 18+

Te nderuar:

Minister i Puneve te Brendshme,

Minister i Drejtesise,

Kryeprokuror i Shtetit,

Kryeshef i Inspektoratit Policor,

Drejtor i Pergjithshem i Policise,

Une nuk do te komentoj gje, por po e le ne vleresimin dhe komentimin tuaj e te publikut!!!”

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy