Lajme

Agron Mustafa ia shpëton Vala-s 32 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 23 May 2017

Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, ka pasur disa takime me pronarin e Z-Mobile dhe Devolli Company, Blerim Devollin, me qëllim arritjes se një marrëveshjeje për mospagesën e gjobës. Jozyrtarisht, thuhet se palët kanë rënë dakord që gjoba që i është shqiptuar Telekomit të Kosovës nga Gjykata e Arbitrazhit në Londër qw mos të paguhet, çka e shpëton Telekomin e Kosovës nga falimentimi dhe i krijon mundësi për investime.

Iniciativa e Drejtorit Menaxhues të Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, për të takuar dhe arritur marrëveshje me pronarin e Z-Mobile, Blerim Devollin dhe menaxhmentin e Z-Mobile, për të shmmangur pagesën e gjobës dhe falimentimin e Telekomit të Kosovës, duket se ka përfunduar me rezultatin më pozitiv të mundshëm për të gjitha palët.

Drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, pas disa takimeve me pronarin dhe menaxhmentin e Z-Mobile, duket se ka marrë miratimin dhe pëlqimin e tij, që të shmanget pagesa e gjobës që iu shqiptua Telekomit të Kosovës prej 32 milionë euro, pagesë e cila shpëton kompaninë nga një falimentim i mundshem dhe i mundëson që të riinvestojë në teknologji dhe produkte të reja.

-Advertisement-

Lajmi që Z-Mobile me pronar Blerim Devollin kanë hequr dorë nga inkasimi i gjobës prej 32 milionë euro, nuk ka mundur të konfirmohet zyrtarisht nga asnjëra palë, megjithëse Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, tha në mënyrë të prerë se Telekomi i Kosovës nuk do të paguajë gjobën prej 32 milion.

“Telekomi i Kosovës nuk do të paguajë 32 milionë euro dhe Z-Mobile ka shprehur mirwkuptim dhe gatishmëri për heqjen dorw nga gjoba. Kaq mund të them tani për tani”, tha Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, duke mos mohuar faktin se ka pasur bisedime me pronarin e Z-mobile, Blerim Devolli.

Ai nuk ka pranuar të ofrojë asnjë të dhënë tjetër për detajet e marrëveshjes mes Telekomit dhe Z-Mobile.

Ne jemi munduar të kontaktojmë edhe pronarin e Z-Mobile Blerim Devollin, gjë e cila ka qenë e pammundur të realizohet.

Brenda stafit të tij në Z-Mobile, konfirmohet fakti i bisedimeve me Drejtorin Menaxhues të Telekomit të Kosovës, Agron Mustafën dhe tërheqjen nga ideja për t’ia marrë paratë e gjobës së shqiptuar ndaj Telekomit të Kosovës.

Shuma prej 32 milionë euro, sa është gjoba e shqiptuar nga Gjykata e Arbitrazhit në Londër, është afërisht sa gjysma e qarkullimit vjetor të kompanisë, shumë e cila po të paguhej do të vinte Telekomin e Kosovës në pozita të rënda, falimentimin.

“Kam deklaruar që nuk ka falimentim. Përkundrazi, ne jemi dhe do të mbetemi lider në treg. Problemi i arbitrazhit ka nxjerr në plan të dytë zhvillimin, por sapo të përfundojë, implementimi i teknologjive dhe produkteve të reja do të rifillojë më ritme të larta”, tha tutje Drejtori Menaxhues, Agron Mustafa.

Z-Mobile që nga 2010 funksionon si operator virtual i Telekomit të Kosovës. Sipas kontratës fillestare, Z-Mobile kishte në dispozicion 200 mijë numra dhe një ndarje të hyrash prej 73 përqind për të kundrejt 27 përqind për Telekomin e Kosovës.

Pasi ajo shpërndau 200 mijë numrat, kërkoi 100 mijë numra shtesë, të cilat iu refuzuan nga ish menaxhmenti i Telekomit të Kosovës.

Refuzimi i 100 mijë numrave si dhe shërbimeve 3G dhe 4G, bëri që pronarët e Z-Mobile të padisin Telekomin e Kosovës për mosofrimin e këtyre shërbimeve.

Ata pretendojnë  se këto shërbime parashiheshin në kontratë, por sipas drejtuesve të Telekomit të Kosovës, vendimi i Bordit ishte ndërruar për shkak se aty në mënyrë decidive thuhej se Z-Mobile i takonin vetëm këto dy blloqe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera