Agron Demi për Arbana Xharrën: Po, ajo çka humb e mbetet, është ftyra
Autori: Gazeta inFokus 19:11 | 09 May 2017
Pas aderimit të gazetares Arbana Xharra në PDK-në e Kadri Veselit, ka reaguar edhe drejtori i Institutit GAP, Agron Demi.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se: “Sot, më shumë respekt kam për Azem Sylen, Kamishin, Ramadan Mujen, Xhabir Zharkun, Sami Lushtakun, se sa pë Arbanen dhe të tjerët të cilët tani e disa vite kanë shpreh vrerë ndaj PDK, korrupsionit, krimit. Së paku këta të parët kanë qenë konsistent në qëndrimet e tyre”, transmeton Infokusi.com
Më poshtë mund t’a lexoni të plotë reagimin e drejtorit të Institutit GAP, Agron Demi./Infokusi.com
Sot, më shumë respekt kam për Azem Sylen, Kamishin, Ramadan Mujen, Xhabir Zharkun, Sami Lushtakun, se sa pë Arbanen dhe të tjerët të cilët tani e disa vite kanë shpreh vrerë ndaj PDK, korrupsionit, krimit. Së paku këta të parët kanë qenë konsistent në qëndrimet e tyre.
Sa herë ndodhin këto aderime, zakonisht mbahen në fshehtësi të plotë, ashtu sikur në show-biz, ku pritet çasti më adekuat për të shokuar publikun, në një konferencë për media. Ish-gazetarja, i prezantohet kolegeve të saj nga mediat, duke ju thënë se puna e saj deri tash ka qenë asgjë, tash e tutje i ka hy ndryshimit të vendit, ngase vendi nuk ka nevojë për opozitë, shoqëri civile e media, të gjithë duhet me ju bashku partisë-shtet. Ngase PDK është “më e barabartë se të tjerat”, sikurse motoja në “Fermën e Kafshëve” tek Orwell, se “të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat”.
Edhe jo, kjo nuk ka aspak të bëj me liri të zgjedhjes dhe veprim sipas bindjeve, ashtu siç po mundohem me e arsyetu disa “ende-koleg” të shoqërisë civile dhe medias. Veprime si këto të sotshmet dhe ato të mëhershmet janë veprime të cilat po i hedhin hije të keqe komplet shoqërisë civile e mediave. “Dëshpërimi më i rëndë që mund ti bie një shoqërie është kur atë e kap dyshimi se të jetosh ndershëm është një punë e padobishme”, thoshte Corrado Alvaro.
E tash Arbana Xharra i paska hy misionit me i përbalt krejt ata që nuk kanë hy në gjirin e SHIK-ut. Sipas Arbanës, Lumir Abdixhiku nuk paska të drejtë me kritiku ate, ngase “dy individ që kanë bashkëpunu me Riinvestin, paskan fitu tender të jashtëligjshëm nga Kuvendi”. Po nëse qenka ashtu, kush ja dha tenderin atyre? A nuk po udhëheqka me atë Kuvend shefi i yt nga sot a?
Natyrisht, që angazhimi partiak nuk është aspak hap i gabueshëm në parim. Por angazhimi në parti të cilën e ke kritiku për kapje të shtetit, korrupsion, krim, shantazh, esktremizën…kjo po që është hipokrizi. Nëse PDK paska qenë parti “që pret duar”, parti “që flirton me ekstremizmin”, parti që “e ka shkatërru PTK-në”…, çfarë ndryshoi në këtë parti? Kush e ndryshoi PDK-në nga brenda? E unë mund ti përmend me dhjetëra emra të cilët PDK i ka ndryshu nga brenda e nga jashtë. E PDK do vazhdoj me qenë parti prej pushtetit të së cilës kanë me vazhdu me përfitu njerëzit si Xhabir Zharku, Sami Lushtaku, Ramiz Lladrovci, e Arbana me shokë kanë me shërby vetëm si fasadë për të bëmat e këtyre të parëve, edhe në proces me marr ndonjë mëditje e bileta udhëtimi “business class”.
Por po, ajo çka humb e mbetet, është ftyra.
Të tjera
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...