Lajme

‘Agrokosova Holding’ rikthehet në pronësi të AKP-së pas 14 viteve

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 03 February 2022

Ndërmarrjen Bujqësore Industriale (NBI Suhareka)  ‘Agrokosova Holding’ është rikthyer në pronësi të Agjencisë Kosovar të Privatizimit pas më shumë se 14 viteve, shkruan Gazeta inFokus.

Këtë vendim e ka marrë Bordi i Drejtorëve i AKP-së në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur të hënën, më 31 janar, ku mori vendim për tërheqje të aksioneve dhe vendosje nën administrim të drejtpërdrejt të ndërmarrjes së re Agrokosova Holding (ish Ndërmarrja Shoqërore “NBI Suhareka”).

Deri me tani kjo ndërmarrje ka qenë nën pronësi të Aziz Tafajt, i cili ishte ndjekur penalisht për mashtrim, madje ai i ka shpallur luftë të drejtpërdrejt shtetit, duke thënë se nuk do të ia dorëzoj pronën e shtetit pronën e ndërmarrjes.

-Advertisement-

Sipas AKP-së, “AgroKosova” dështoi të realizonte investimet e zotuara në ndërmarrjen e privatizuar nga shteti 14 vjet më parë.

NSH “NBI Suhareka/Agrokosova Holding” është privatizuar më 27 gusht 2007 nga blerësit “Gruppo Vinicolo Fantinel” dhe “QMI” përmes metodës së “spin off”-it special në valën e 19-të të shitjes në vlerë prej 4,175,999.00 euro./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera