Lajme

Agresiviteti në rrugë, në Shqipëri propozohet testi i “idiotit” për shoferët

Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 17 January 2020

Ministria e Brendshme e Shqipërisë dhe Policia e Shtetit po zhvillojnë një tryezë për të prezantuar një analizë të situatës dhe disa propozime për ndryshime në Kodin Rrugor, ne kuadër te masave për rritjen e sigurisë rrugore.

“Kemi shumë të vrarë në rrugët e vendit dhe ky numër duhet të ulet. Duhet të ulet dhe numri i aksidenteve dhe të plagosurit dhe dëmet material” tha ministri Lleshaj.

Prandaj po bëhet hartimi i një pakete të plotë masash me të cilat synojnë të bëjnë ndërhyrje të rëndësishme të Kodit Rrugor.

-Advertisement-

Ministri i Brendshëm propozon se ka ardhur koha dhe për të implementuar dhe testin e “idiotit” që aplikohet dhe në Gjermani

“Vetëm për një javë janë hequr 371 leje drejtimi dhe ende persiston një lloj sjelljeje në rrugë e papranueshme. Bie në sy një sjellje agresive në rrugë. Kemi ende përdorues rruge që nuk e meritojnë lejen e drejtimit që kanë. Ka ardhur koha të mendojmë për teste psikologjike për drejtuesit e mjetit që verifikojnë stabilitetin psikologjik të tyre. Në Gjermani quhet testi i ‘idiotit’”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera