Agon Gashi në mesin e 100 Liderëve të Rinj Global: Përzgjedhet në gjeneratën e vitit 2023 nga Forumin Ekonomik Botëror (WEF)
Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 15 March 2023
Drejtori Ekzekutiv i Meridian Express dhe SPAR Kosova, Agon Gashi, përzgjedhet njëri nga liderët e rinj global, pjesë e Forumit Ekonomik Botëror. Kjo është hera e parë, që një lider nga Kosova zgjedhet pjesë e kësaj gjenerate. Z.Gashi i bashkohet Forumit të Liderëve të Rinj Global, anëtarët e të cilëve kanë fituar çmime Nobel, janë bërë udhëheqës shtetëror, CEO të Kompanive Fortune 500 dhe fitues të çmimeve Grammy. Shih klasën e vitit 2023 të Liderëve të Rinj Global në këtë link: www.wef.ch/ygl23
Gjenevë, Zvicërr, 14 mars 2023 – Forumi Ekonomik Botëror ka bërë publike pranimin e anëtarëve më të rinj të Klasës 2023 të Liderëve të Rinj Global (YGL). Ky vit përfshin afërsisht 100 liderë të rinj premtues, ndërmarrës kreativ, hulumtues që ndryshojnë lojën dhe aktivist vizionar të cilët janë duke shtyrë përpara ndryshimet pozitive dhe afatgjate në komunitetin e shteteve të tyre si dhe mbarë botën.
Që nga themelimi në vitin 2004, Forumi i Liderëve të Rinj Global ka kultivuar një komunitet divers të njërëzve të jashtëzakonshëm në adresimin e problemeve më të mëdha në botë – sot ka arritur numrin e mbi 1,400 anëtarëve dhe alumnive nga më shumë se 120 shtete. Në një botë të trazuar dhe të ndarë, liderët e përkushtuar, të vetëdijshëm dhe inspiruar janë të nevojshëm të krijojnë ndryshime reale nga të cilat përfitojnë të gjithë. YGL ka dëshmuar zotimin për të përmirësuar gjendjen e botës duke ofruar potencialin e teknologjisë për të mirën e përgjithshme, duke zbardhur një plan për të revolucionalizuar shërbimet shëndetësore në zona rurale dhe për komunitete të refugjatëve dhe mirëmbajtjes së veprimeve të sektorit privat për ndotje.
Fituesit e YGL njihen për kontributin e tyre thelbësor në fusha dinamike dhe interesante. Ja vlen të përmendën anëtarët e spikatur të kësaj platforme, sikur Olimpiku Lewis Pugh dhe Paraolimpikja Susannah Rodger, Kryeministrja Sanna Marin, ndërmarrësit Jimmy Wales dhe Rhea Mazumdar Singhal, aktivisti për persona me nevoja të veçanta Sinead Burke, shkencëtari kompjuterik Joy Buolamëini dhe vozitësi profesional Nico Rosber.
Si pjesë e programit të zhvillimit 3 vjeçar, anëtarët e YGL do të kenë qasje në kurse të ndryshme edukimi, rrugëtime mësimi dhe mundësi bashkëpunimi me bashkëmoshatarët e tjerë, duke ju ndihmuar në arritjen e qëllimeve dhe të kenë ndikim edhe më ta madh në shoqëri. Ne jemi të lumtur të mirëpresim klasën e vitit 2023 të Liderëve të Rinj Global dhe kemi besim të plotë në aftësitë e tyre për të krijuar ura të reja dhe ndryshime reale për përfitimin e të gjithëve.
‘Duke festuar këta liderë unik, ne e përshëndesim YGL dhe përkushtimin e tyre për të adresuar çështje globale të rëndësishme. Kjo e arritur e jashtëzakonshme për ta, na motivon të gjithëve dhe na jep besim që lidershipi i tyre do të hapë rrugë për një të ardhme më të mirë’, tha Wadia Ait Hamza, Udhëheqës i Forumit të Liderëve të Rinj Global.
‘Forumi Ekonomik Botëror është i nderuar të mirëpres grupin më të fundit të Liderëvë të Rinj Global. Të arriturat dhe përkushtimi i të cilëve është i jashtëzakonshëm në përmirësimin e botës. Ata vijnë në një kohë kur bashkëpunimi, partneriteti dhe përgjegjësia e lidershipit janë më kritike se kurrë më parë’, u shpreh Nicole Schwab, Anëtare e Bordit të Forumit të Liderëve të Rinj Global.
Të tjera
-
Hulumtimi i Infokusit: Ferat Shala e quan të dyshimtë dhe të kundërligjshme marrëveshjen e Liburn Aliut për tunelin Prizren – Tetovë
Gazeta Infokus ekskluzivisht të mërkurën ka publikuar marrëveshjen e nënshkru...
-
LAJMI I FUNDIT: Lirohen nga akuzat Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku
Janë liruar nga akuzat për krime lufte, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare ...
-
Murati: S`po ratifikohen marrëveshjet që do të përfitonim 300 milionë euro
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë 300 mil...
-
Avokati i Popullit, i shqetësuar me akuzat për ngacmime seksuale në UP
Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësu...
-
Sindikata e Re KEK-ut dhe ajo e Trepçës, reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe S...
-
“Për nder të Liburn Aliut i cili na lëshoi çeshmen”, PSD aksion para Qeverisë
Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik në oborrin e Qeverisë...
-
Bogujevci: Suksesi i Kosovës në KiE-kur jemi bashkë arrijmë shumë
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, e ka vlerësuar si suks...
-
Në Bruksel fillon takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve
Ka nisur takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës me ndërmjetësim...
-
Bom ba në veturën te rruga B: Arrestohet në aeroport Kushtrim Krasniqi, dyshohet se tentoi ta vra*ë Ardit Sekiraqën
Pas më shumë se dy muajsh, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuar për ten...
-
Rusia do ta humbte një luftë me NATO-n, paralajmëron Polonia
Një luftë mes Rusisë së Vlladimir Putinit dhe NATO-s do t’i jepte fund “mposh...
-
Ramush Haradinaj shkon në Sallagrazhdë për ta nderuar veprën e Fadil Vatës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Sallagrazhdë të Suharekës, ...
-
Kurti në Berlin flet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takime në Gjermani ku po mer...