Rozë

Agnesa me veshje tradicionale (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 27 November 2017

Agnesa Vuthaj i ka publikuar disa xhirime në rrjetet sociale, në të cilat shfaqet me veshje tradicionale.

Modelja dhe sipërmarrësja e famshme duket për mrekulli me veshjet që i ka ekspozuar në InstaStory.

Në disa prej xhirimeve ajo shfaqet edhe duke u rregulluar me ndihmën e një stilisteje.

-Advertisement-

Në kohët e fundit bukuroshja ka sjellë disa sete fotografike, në të cilat shfaqet për mrekulli.

Krahas të qenit fituese e dikurshme në kompeticione të bukurisë, Agnesa ka themeluar edhe brendin e saj të modës.

Agnesa Vuthaj është kurorëzuar ‘Miss Kosova 2003’ me 10 nëntor 2003, pasi kishte fituar titullin Miss Peja, si dhe titujt Miss Press dhe Miss Publiku në Miss Kosova 2003.

Në vitin 2004 ajo mori kurorën e Miss Albania dhe përfaqësoi Shqipërinë në Miss Bota 2004 dhe në Miss Universe 2005.

Edhe pse vitet kalojnë, ajo vazhdon të jetë njëra prej femrave më të bukura shqiptare.

Në ndërkohë, sa i përket jetës private, ajo nuk është në një lidhje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera