Lajme

AGK: Vdekja e Ganimet Klaiqit, humbje e madhe për gazetarët

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 15 May 2017

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me pikëllim dhe dhembje të madhe lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, Ganimet Klaiqi.

Me punën, angazhimin dhe përkushtimin e tij gjatë dekadave të kaluara, Ganimeti do të kujtohet gjithnjë si një profesionist për breza të tërë të gazetarëve, për kolegët e tij si dhe për të gjithë ne që e kemi njohur.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, shpreh ngushëllimet me të sinqerta për këtë humbje të madhe. Kjo vdekje është një humbje e madhe për familjen, për miqtë dhe për kolegët gazetarë.

-Advertisement-

Klaiqi ka punuar për shumë vjet në gazetën “Koha ditore”, ndërsa viteve të fundit ishte ligjërues në një nga universitetet private në kryeqytet. Klaiqi për më shumë se një vit ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë. Edhe pse në gjendje të rënduar, dje ai ka lënë mesazhin e fundit në rrjetet sociale ku ka dënuar sulmet ndaj gazetarëve dhe fjalës së lirë.

Ky është postimi i fundit i gazetarit:

“Të nderuar miq, profesorë, gazetarë, familjarët e mi të dashur,vëllezër e motra,që më rrini pranë në këto ditë të vështira për shërimin tim. Lajmet nga shoqnia po vinë si bombë e kurdisur, pa rrugëdalje,për shkak të mendësisë del të jetë primitive, sepse  sulmet ndaj mendimit të lirë janë sulme ndaj vetë historisë njerëzore. Edhe në organizimet më të vjetra lirija e shprehjes ishte dhe mbeti boshtë i demokracise. Mos i sulmoni gazetarët për bindjen e lirë, ata mund të jenë shtyllat që i japin hov luftës kundër korrupcionit dhe krimit të organizuar! Janë tanët dhe ashtu i duam!”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera