AGK për sulmet ndaj gazetarëve: Numri më i lartë i sulmeve të regjistruara në 6 vitet e fundit
Autori: Gazeta inFokus 21:00 | 30 May 2023
Me tensionimin e situatës në katër komunat veriore të Kosovës, që nga e hëna në të dhënat e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës janë shtuar edhe 15 raste të reja të sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave që raportuan nga ajo pjesë e vendit, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas zëdhënëses së këtij institucioni, Rabije Hyseni, ky është numri më i lartë i sulmeve të të regjistruara në AGK në gashtë vitet e fundit.
Derisa gjatë tërë vitit 2022 ishin 33 sulme ndaj gazetarëve, ndërsa vetëm deri në muajin maj të viti 2023 numri i sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave ka arritur në 31.
“Ky është numri më i lartë i sulmeve të regjistruara në AGK në gjashtë (6) vitet e fundit, pasi që jemi vetëm në fund të muajit maj të vitit 2023.
Në emër të AGK-së, falënderoj kolegët që përkundër rrezikut dhe mos ofrimit të mbrojtjes nga prezenca ndërkombëtare në këto komuna, raportuan drejtpërdrejt duke paraqitur zhvillimet e fundit nga ajo zonë”, ka shkruar Hyseni.
Kujtojmë që pas tensionimi të situatës në veri të Kosovës gazetarët dhe punëtorët medial janë sulmuar vazhdimisht nga protestuesit serbë të cilët po protestojë para objekteve komunale kundër fillimit të punës së kryetarëve të rinj të zgjedhur në këto komuna./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...
-
Zv. Ministri i Kurtit: E kam parë vet listën, përveç Albin Kurtit i gjithë kabineti qeveritar ka qenë në “listën e zezë” të KFOR-it
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka konfirm...
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...