Lajme

AGK nesër proteston para Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 02 May 2017

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, nesër me 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, së bashku me Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës të përkrahur nga Organizatat e Shoqërisë Civile zhvillojnë aksion protestues para objektit kryesor të qeverisë në sheshin ”Skënderbeu” në Prishtinë.

#Folmosutut është motoja e aksionit e që për qëllim ka kundërshtimin e tendencave për të kufizuar lirinë e mediave dhe shprehjes në përgjithësi, sidomos përmes iniciativës së fundit të Ministrisë së Drejtësisë.

Ne ftojmë të gjithë anëtarët e AGK-së, gazetarët, pjesëtarët e Shoqërisë Civile si dhe të gjithë ata që kërkojnë respektimin e Lirisë së Shtyit dhe Shprehjes në vendin tonë.

-Advertisement-

Aksioni protestues #Folmosutut zhvillohet nesër në ora 12.00, Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera