Lajme

AGK kërkon të ndalen sulmet e VV-së kundër medieve

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 23 July 2024

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) edhe sot kërkuar që të ndalen sulmet e Vetëvendosjes kundër medieve dhe AGK-së.

AGK ka përmendur zyrtaren e Vetëvendosjes, Dejona Mihali e cila, sipas AGK-së, ka vazhduar këtë mëngjes sulmet kundër gazetarëve, medieve dhe AGK-së.

“Mihali ka kërkuar hetime ndaj medieve të Kosovës për pretendimet e gazetës boshnjake, që sipas saj, “është një gazetë investigative, dhe nuk është një gazetë regjimesh”. Mihali gjithashtu i ka bërë thirrje AGK-së, të kërkojë hetime duke shkruar se “Asociacioni i gazetarëve do të ishte më mirë të tregonte profesionalizëm dhe të sugjeronte hetime për rastin që kolegët gazetarë boshnjakë kanë publikuar. Pra, nëse vërtetë Vuçiq dhe rrjeti i tij kriminal ka dorë brenda në Kosovë”. Për AGK-në, qëndrimi i fundit i Mihalit vjen në serinë e sulmeve të koordinuara të pushtetit të Vetëvendosjes kundër medieve dhe gazetarëve në Kosovë. Thirrja për hetime ndaj një shkrimi pa autor, që nuk ofron asnjë fakt e dëshmi për pretendimet e veta, është e papranueshme dhe ka për qëllim intimidimin e gazetarëve në Kosovë”, thuhet në reagimin e AGK-së.

-Advertisement-

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), i ka reaguar edhe deputetit të VV-së Adnan Rrustemi. “Edhe sulmi i z.Rrustemi është i papranueshëm dhe ka për synim intimidimin e medieve dhe gazetarëve. AGK-ja, i bën thirrje VV-së të ndalojë fushatën sulmuese kundër medias”, shkruan në reagim AGK.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dje ka denoncuar atë që e quan fushatë të rrezikshme akuzuese të deputetëve të VV-së kundër portaleve “Periskopit” dhe “Nacionales”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera