Lajme

AGK-ja reagon për kërcënimin ndaj gazetares së Nacionales

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 19 May 2023

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka reaguar të premten lidhur me një kërcënim që thuhet se i është bërë gazetares së portalit “Nacionale” nga pronari i një kompanie nga Prizreni.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për media të AGK-së, redaksia e portalit “Nacionale” ka njoftuar për kërcënimin që i është bërë gazetares, Eriola Cacaj, e cila po raportonte për tenderin për larjen e automjeteve të komunës së Podujevës.

“Pronari i kompanisë nga Prizreni, që e ka fituar tenderin dëgjohet në bisedë telefonike duke ofenduar dhe kërcënuar gazetaren, e cila po hulumtonte për kompaninë”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

AGK-ja e ka konsideruar këtë gjuhë të papranueshme si dhe ka ftuar të gjitha palët të përmbahen nga kërcënimet ndaj gazetarëve, në mënyrë që ata të jenë në gjendje ta kryejnë punën e tyre të papenguar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera