Lajme

AGK-ja, Haxhiut: Ndale fushatën e rrezikshme akuzuese kundër gazetarëve!

Autori: Gazeta inFokus 18:12 | 23 July 2024

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës deklaron se është “i shokuar” me deklaratat e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për “dorëzimin e lajmit”, në Prokurori për akuzat ndaj dy portaleve kosovare.

Përmes një njoftimi, AGK-ja thotë se Haxhiu ka thënë pas përfundimit të një interviste në Prokurori se: “Ju e keni parë një lajm në RTK, ku në këtë rast është përmendur Nacionalja dhe Periskopi, u publikua në RTK, unë i kam dhënë informacione edhe Prokurorisë në lidhje me këtë lajm. Kjo është media kredibile. Unë i kam ofruar para prokurorisë ato që i kam parë edhe vetë.” Nëpërmjet kësaj deklarate skandaloze, zonja Haxhiu, ka sulmuar përnjëherë mediat dhe ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë.

“AGK-ja, e fton zonjën Haxhiu që të përmbahet nga deklarata të tilla, dhe nga partia e saj të ndalë fushatën e rrezikshme akuzuese kundër gazetarëve” thuhet në njoftim të AGK-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera